Sport

PSG, 28 milionë euro për Paton Milani gjen paratë për Tevezin

Paris SG ka hedhur hapin e parë zyrtar në objektivin për të blerë sulmuesin e Milanit Aleksandre Pato. Pas shumë zërash në merkato, interesi i klubit francez është konfirmuar me ofertën e parë në drejtim të futbollistit brazilian. Sipas mediave italiane, Paris SG ka ofruar 28 milionë euro për Pato, një shumë e vogël për të bindur Milanin të heqë dorë nga shërbimet e talentit të tij, por kjo gjë shihet vetëm si lëvizja e parë dhe deri në ditën e fundit të merkatos së janarit ajo mund të shkojë deri në 40 milionë euro. Kjo shifër mund të trondisë qëndrimin e klubit kuqezi, që në të njëjtën kohë është shumë pranë blerjes së Karlos Tevez. E konsideruar si goditja më e bujshme në merkaton e futbollit botëror, tratativat për sulmuesin argjentinas janë kthyer në një telenovelë të vërtetë. Vetë Tevez kërkon të luajë me Milanin, por i ndikuar edhe nga trajneri Roberto Mançini, Mançester Siti kërkon ta shesë atë tek Interi. Mediat italiane dhe ato angleze kanë zbuluar një lëvizje të fshehtë të klubit italian, që me anë të një e-mail të dërguar mbrëmjen e së martës ka ofruar 28 milionë euro për Karlos Tevez. Kjo ofertë e Interit është aprovuar nga klubi anglez, që preferon të shesë në mënyrë përfundimtare kartonin e futbollistit, në ndryshim nga kërkesa e Milanit për të paguar vetëm në fund të këtij sezoni.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas