Aktualitet, Kryesore

Pse u lirua Mark Frroku… ‘kleçka’ që u kap gjykata për t’i dhënë lirinë

Gjykata e Fierit ka liruar ditën e sotme ish-deputetin Mark Frroku, ndërsa ishte i dënuar me 6 vite burgim, për akuzën e fshehjes së pasurisë, ndërtim i paligjshëm dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Deputeti Kristiandemokrat, i zgjedhur në Pukë, u arrestua më 20 prill të vitit 2015, pas kërkesës së shtetit belg, ku Frroku dyshohet se ishte një nga autorët e vrasjes së Aleksandër Kurtit.



Në shqyrtimin e çështjes në themel, Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzonte akuzën e vrasjes, por e dënoi për tre akuza të tjera dhe përfundimisht i dha 7.5 vite burgim.

Frroku ankimoi vendimin dhe Gjykata e Apelit e uli masën e dënimin nga 7.5 vjet në 6 vite burgim.

Kaq mjaftoi që Frroku të niste llogarite dhe në harkun e dy viteve ai të fitojë lirinë, pavarësisht masës së dënimit. Ndërsa ndodhej në burg, Frroku kërkoi shqyrtimin e çështjes së tij dhe uljes së dënimit.

Me vendimin e djeshëm Gjykata e Fierit vendosi që për sjellje të mirë, për faktin se e ka shlyer 1/3 e dënimit të dhënë dhe duke llogaritur ditët e paraburgimit, Frroku do të lirohet para kohe dhe për një vit të jetë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pikërisht këto kleçka ligjore që i ofrojnë ligjet shqiptare janë përdorur nga shumë të dënuar duke mos kryer dënimet e dhëna nga gjykatat./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas