Media

Pse të gjithë aktorët kanë përfunduar moderatorë? Vin Bejleri zbulon arsyen





               Publikuar në : 20:36 - 13/07/18 |
mapo.al

Rozana Radi, Ervin Bejleri, Ermal Mamaqi, Gent Zenelaj, Romir Zalla janë emra të ekranit shqiptar që u prezantuan për publikun si aktorë dhe përfunduan moderatorë emisionesh.


Ervin Bejleri nisi karrierën e tij tek emisioni i humorit “Portokalli” ku qëndroi 3 sezone dhe më pas përfundoi moderator. Në një intervistë për emisionin “BOOM”, ai ka zbuluar arsyen përse pjesa më e madhe e aktorëve kanë filluar të punojnë si moderatorë.

Fiori Dardha: Pse të gjithë aktorët kanë përfunduar moderatorë?

Ervin Bajleri: Fraza më pëlqeu, kam përfunduar sepse fatkeqësisht kam përfunduar. Duke mos pasur hapësira, mundësi për të punuar në profesionin që kanë studiuar, njeriu është e nevojshme që të jetojë, do gjejë një mënyrë. Mënyra më e përafërt është televizioni.

Fiori Dardha: Të largon nga aktrimi moderimi?

Ervin Bejleri: Jo, unë me thënë të drejtën jam përfshirë në televizion por emisioni ku punoj më ka dhënë hapësirë që të kem mundësinë të bëj dhe ndonjë shfaqje teatri.

Rozana Radi: Sa të vështirë e ke patur të kalosh nga roli i aktorit në atë të moderatorit?

Ervin Bejleri: Në portokalli vetëm 3 sezone kam ndejtur. Televizionin e kam patur gjithmonë qejf, është më interaktiv se teatri dhe filmi. Të bën më popullor, vijnë edhe më shumë followers.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas