Dikur, Te Vecanta

Pse s’u bë dueti i mbretërve të muzikës

34 vite më parë, Michael Jackson dhe Freddie Mercury shkruan së bashku historinë e muzikës.

Mbreti i Popit dhe këngëtari i “Queen” ishin në atë kohë yjet më të mëdhenj të muzikës.



Por edhe sot janë të paharruar.

Megjithatë shumë pak e dinë që ata u takuan në një studio, për të bërë këngë së bashku.

Krahas “State of Shock” dhe “Victory”, ata do bënin një duet së bashku, të titulluar “There Must Be More To Life Than This”.

Por kënga nuk u bë kurrë.

Mercury ishte tërbaur nga marrëdhënia e Michael Jackson me majmunin e tij, Bubbles.

“Nuk do këndoj kurrë nëse çdo mbrëmje një shimpanze e mallkuar ulet pranë meje,” kishte shfryrë Mercury.

Gazetari David Wigg, që e njihte mirë këngëtarin e Queens, thotë se Michael e kishte ulur majmunin mes të dyve.

Sa herë që mbaronin provat, Jackson shkonte tek majmuni dhe e pyeste se si i dukej, nëse duhej përsëritur prova.

Pas pak ditësh, Mercury shpërtheu: “Më nxirr nga ky kopsht zoologjik,” i tha menaxherit të tij.

dueti

dueti1

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas