Kryesore

Pse shpërtheu Majko?!

Miratimi i projektligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar ishte një vendim që pritej.

Ajo që bëri jehonë mbrëmjen e së enjtes nuk ishte protesta disaorëshe e artistëve jashtë, as kartonat drejtuar Ramës nga deputetë të opozitës, por biseda nervoze e ministrit Pandeli Majko me kryeministrin Edi Rama për të mos u rreshtuar krah tij.



Dukshëm i nervozuar, Rama i drejtohet ministrit me fjalët: “Ik! Pse rri akoma? Ik te Teatri!”

Majko nga ana e tij përsërit disa herë fjalët: “Që nesër!”

Pandeli Majko ishte bash në atë pozicion si 20 vjet më parë. Atë botë kryeministër, tani ministër, por me të njëjtin qëndrim: kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në vitin 1998, vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, Pandeli Majko priti në zyrën e tij një përfaqësi të artistëve, kundër prishjes së Teatrit, ide e Edi Ramës, asokohë ministër Kulture.

Ndryshe nga Rama, ai kërkoi një studim për mundësitë dhe koston e rindërtimit të TK-së, si dhe iu ofrua për ndihmë qeverisë greke.

Pandeli Majko është në të njëjtin pozicion paçka se nuk ndan mendim të njëjtë për këtë cështje as me opozitën.

Pak ditë më parë, Majko shkroi në ‘Twitter’ se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë se ai vetë.

Me ironi, ministri i këshillonte Bashës të mos merrej me komente, por të shikonte dramën ‘Vizita e damës plakë’.

Sepse Pandeli Majko mund të jetë ndër të paktët që e shikon ndryshe këtë debat.

Ndaj dhe ai shpërtheu…

PasPara

1 koment

  1. SE Z.EDI KISHTE LENE TEPSIN NE MAJTE FIKUT ,QE TE FITONTE TENXHERJA ME KAPAKUN PRANDAJ DHE KESHTU TAKOHEN MIQTE SHPRESOJME TE KETE MBARU ZJERJA E TENXHERES ME PENCION SPEKTE …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas