Rajoni

Pse po vetëvriten njerëzit në Ferizaj?






               Publikuar në : 17:36 - 07/12/14 |
mapo.al

ambulanca viktimaFerizaj tronditet sërish me vdekjet nga shumëkatëshet.


Të dielën, rreth orës 13:00, ka ndodhur një rast tragjik, ku ka humbur jetën i riu U.M.,16 vjeçar, duke u hedhur nga kati i 6-të i një ndërtese afër rrethit në rrugën e “Gjilanit”.

“Edhe pas përpjekjeve të ekipeve të emergjencës së spitalit të Ferizajt, adoleshenti ka ndërruar jetë.

Prokurori pas shqyrtimit të rastit dhe me kërkesën e familjarëve, ka lejuar që trupin e pajetë ta marrë familja, sepse sipas të gjitha të dhënave, kemi të bëjmë me vetëvrasje”, pohoi për gazetën “Koha Ditore”, eprori policor, nënkoloneli Basri Shabani.

Ky është rasti i tretë brenda periudhës dy muajshe kur viktimat kanë rënë nga ndërtesat në Ferizaj.

Kjo vetëvrasje e këtij të riu e ka çuar numrin e vetëvrasjeve në Komunën e Ferizajt në shtatë person vetëm brenda dy muajsh.



CLOSE
CLOSE
Pas