Shëndeti

Pse po vdesin shqiptarët? Këto sëmundje prekin edhe të rinjtë

Ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës kanë qenë shkaktarët kryesorë sa i takon vdekshmërisë në Shqipëri përgjatë 2017.

Raporti vjetor i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se 53,7 % e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje. Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.



“Ne kemi pasur raste të moshave të reja. Abuzimi me drogërat është shumë problem dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit. Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, të gjithë hyjën në faktorë madhorë të dëmtimit të enëve të gjakut”, deklaron Neurologu Ermir Roçi.

Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin.

Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %. Tv Klan

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas