Shëndeti

Pse nuk duhet të hidhet hudhra e vjetër?

A keni blerë ndonjëherë shumë hudhër dhe pastaj e keni hedhur atë, sepse ajo ka qëndruar shumë gjatë? Studimi i ri zbulon se hudhra edhe atëherë është e mirë për shëndetin, ndoshta edhe më e mirë se hudhra e freskët.

Hudhra e freskët përmban shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është një burim i mirë i kalciumit, fosforit dhe selenit, dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave C, B6 dhe manganit.



Shkencëtarët, gjetjet e të cilëve janë publikuar në periodikun “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, zbuluan se hudhra e vjetër përmban dukshëm më shumë antioksidantë se hudhra e freskët.

Ndoshta është e çuditshme, por ka shumë më tepër kuptim kur shihni që disa nga ushqimet më të shëndetshme në botë janë edhe më të shëndetshme kur qëndrojnë më gjatë për shkak se në këtë mënyrë përmirësohet përbërja e tyre ushqyese.

Bimët gjatë plakjes i sulmojnë bakteret, viruset dhe insektet. Ato atëherë prodhojnë kompozime me të cilat e mbrojnë veten e tyre. Shumica e tyre janë toksike për mikroorganizmat dhe insektet, por të dobishme për shëndetin e njeriut.

E vjetër apo e freskët, hudhra është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Të dyja llojet përmbajnë kompozime që e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullojnë presionin e gjakut dhe e zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Hudhrën është shumë lehtë ta përfshini në dietën tuaj të përditshme për shkak se ajo mund të përdoret si një erëz për sallata, supa, gjella dhe mish. /Telegrafi/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas