Kryesore, Politika

Pse Majko nuk votoi për Teatrin, Balla i drejtohet gazetares: Merr celularin tim, ka kërkuar leje

Në seancën e sotme plenare ku votua dekreti i Presidentit sa i takon Teatrit Kombëtar, Pandeli Majko mungoi sërish në votim.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me mungesën e Majkos në sallë, Taulant Balla tha se ai ka kërkuar leje.



Madje për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e tij Balla i ofroi gazetares telefonin celular të tij për të parë që Majko kishte kërkuar leje.

“Merreni celularin tim, zoti Majko ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve”, u shpreh Balla në studion e Abc News.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas