Kryesore, Sport

Pse kaq frikë për Shqipëri-Izrael?

Ju kujtohet të gjithëve, se në çfarë shtetrrethimi u vendos Elbasani para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael (luajtur më 12 nëntor 2016), e vlefshme për eliminatoret e “Rusia 2018”. Humbja 3-0 e kuqezinjve u interpretua edhe si pasojë e situatës së “luftës”, që mbizotëronte brenda dhe jashtë stadiumit, me forca të shumta e të gjitha llojeve të policisë e sigurisë.

Duket se gjithçka do të përsëritet edhe kësaj here në organizim, kur e njëjta kombëtare vjen për të luajtur më 7 shtator, po në “Elbasan Arena”, kundër kombëtares sonë, në kuadrin e Ligës së Kombeve. Burime nga policia shqiptare dhe organet e sigurisë në vend bëjnë me dije se masat do të jenë tepër të rrepta në funksion të kësaj ndeshjeje.



Por, Shqipëri-Izrael duket se ka preokupuar deri Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), që i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes në fjalë, e cila do të luhet të premten, ora 20:45, në stadiumin e Elbasanit.

Në Twitter-in e DASHI-it lexohet: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit më 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Diçka e rrallë kjo tërheqjeje vëmendjeje në rastet kur luan kombëtarja shqiptare, një sinjal që vjen nga SHBA, i cili tregon se tifozët do të kalojnë “nëpër vrimën e gjilpërës” më 7 shtator, qoftë rrugës për në Elbasan, por edhe në hyrjet për në “Elbasan Arena”./TeleSport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas