Aktualitet, Kryesore

Pse i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati, flasin fqinjët e 35-vjeçares

Detaje të reja pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë, kur 35-vjeçarja në Patos i dha fund jetes, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë për jetën nga familjaret në spitalin e Fierit dje pasdite, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ia ka dalë dot.



Sipas Policisë, gruaja me inicialet E.S., banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.

Dyshohet se ajo ka qenë në kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja. “Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja E.S., 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje.

PasPara

1 koment

  1. O EDI pafillja, a shikon e degjon se njerzit vrasin vetem se nuk kan as buke te hane, dhe ti tregon peralla me mbret.po ku Ku ka vend ne bote qe jeton me 5 mije leke perkrahje dhe 10 mije leke pension a mind te na thuash.?!?! Ose Ben Dicka se I ke dale zot kesaj pune ,ose largohu sa nuk eshte vone se nuk dihet perfundimi.vend me dy mil banore nuk ka buke te haje ,vetem ti me zagaret tuaj te vegjel e dini.turp dhe mos e gezofshi besimin e atyre pak njerezve qe ju mbeshtesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas