Kronika, Kryesore

Pse e kreu Bako masakrën në Athinë

Arben_GlodianPrej tre ditësh policia greke është duke zhvilluar një operacion gjigand në gjithë vendin për të arrestuar shqiptarin Arben Glodiani ose Albert Bako.

Ky i fundit akuzohet se, në gjendje të dehur ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mëngjesin e të shtunës në një lokal nate në Pire të Greqisë.



Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur 10 persona. Para se të qëllonte me armë, Glodiani kishte thënë se, “sonte ka gjak, të gjithë do të vdisni”.

Policia ka bërë të ditur se, shqiptari është i moshës 31 vjeç dhe është shumë i rrezikshëm.

Në krye të aksionit për kapjen e shqiptarit mësohet se janë vënë dy ministra: ai i Brendshëm, Vasilis Kikilias dhe i Drejtësisë, Charalambos Athanasiou.

Policia greke është duke përgatitur informacione që do t’i shpërndajnë për publikun që këta të fundit të japin informacione në lidhje me të.

Arben Glodiani ose ndryshe Albert Bako nuk ësht i panohur për policinë greke.

Ai mësohet se ka marrë pjesë në të paktën 3 sulme me armë.

I fundit është ai ndaj një lokali në Athinë, ku mbeti i vdekur një grek 43-vjeçar dhe e plagosur një 23-vjeçare shqiptare, që punonte si kamariere në lokal.

Në videon e shpërndarë duket 31-vjeçari shqiptar që largohet i qetë nga lokali dhe në dorë kishte armën kallashnikov.

Policia ka bërë të ditur se, shqiptari kishte pirë gjatë gjithë natës në klub dhe në orët e para të ditës së shtunë ka marrë kallashnikovin në makinë dhe ka qëlluar brenda klubit të natës.

Nga ngjarja nuk kishte asnjë të vdekur, por dhjetëra të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas