Bota

Pse duhet të zgjidhni Zvicrën për të punuar

Orët më të paguara të punës në Zvicër u regjistruan nga konsulentët e menaxhimit, me një mesatare prej 98.23 frangash për orë pune. Më pas vijnë industria e shërbimeve financiare, 96.38 franga, prodhuesi i produkteve farmaceutike (92.19 franga) dhe në hulumtim të përgjithshëm dhe zhvillim (91.39 franga), shkruan Tages-Anzeiger.

Në anën tjetër të tabelës janë punëtorët në sektorin e pastrimit, ku pagesa e çdo ore e punës mesatarisht shkon deri 34.60 franga. Gjithashtu nën 40 franga mbetën punëtorët në hoteleri dhe gastronomi me 36.68 franga, përcjell albinfo.



Këto shifra, të cilat i referohen vitit 2016, u publikuan nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Sipas kushteve zvicerane, kostoja për një orë pune arriti në rreth 60 franga. Krahasuar me vitin 2014, kjo rezulton në një rritje prej vetëm 0.7 për qind, tha Didier Froidevaux nga BFS. Sipas Froidevaux, kjo rritje e vogël pasqyron faktin se pagat nominale në këtë vend janë rritur vetëm pak gjatë viteve të fundit, transmeton albinfo.ch.

Pagat dhe mëditjet janë deri diku komponenti më i rëndësishëm i kostove të punës: ato llogariten pothuajse me saktësisht 80 për qind në vit.

Përveç pagave, kontributet sociale të punëdhënësve janë ende në rënie, me një pjesëmarrje prej rreth 17 për qind. Të mos flasim për kostot e tjera të punëdhënësve, të tilla si kostoja e trajnimit dhe rekrutimi.

Dy herë më shumë se në BE

Anasjelltas, kontributet sociale në sektorin privat janë më të ulëta kur paguhen edhe pagat më të ulëta. Ato arrijnë 14.5 për qind të kostos së punës në industrinë e hoteleve dhe restoranteve.

Krahasuar me BE-në, kostot lokale të punës janë të larta. Sipas shifrave nga agjencia SDA, më 2016 një orë pune kushtonte 29.27 franga në BE dhe 38 franga në Gjermani (bazuar në kurset aktuale të këmbimit).

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas