Humor, KMR, Kryesore, Te Vecanta

Pse bëhemi agresivë në timon? Historia e këtij shqiptari po bën xhiron e rrjetit

Njerëzit në përgjithësi bëhen shumë agresivë kur janë në timon.

Rasti i një shqiptari në Gjermani ka bërë xhiron e rrjetit në këtë vend.



Policia u njoftua në rajonin e Irschenberg-ut për një sherr masiv.

Pasi panë pamjet e kamerave dhe morën dëshmitë, ata zbardhën ngjarjen e çuditshme.

Një çift italian kishte ndaluar për të furnizuar makinën tek një pikë karburanti.

Gruaja, që ishte në timon, ishte futur brenda në dyqan për pagesën dhe po vononte të dilte.

Personi që e shoqëronte, një 26-vjeçar, po priste në makinë duke luajtur në celular.

Pasi kaluan shtatë minuta pritje, durimi i shoferit që po priste radhën për furnizim, mori fund.

Bëhet fjalë për një shqiptar 47-vjeçar. Ai doli nga makina, trokiti mbi kofano dhe i bëri me shenjë që të largohej pasi nuk priste më.

Italiani doli nga makina dhe e shtyu fuqishëm. Të dy nisën të shtyheshin.

Babai i shqiptarit, një pensionist 75-vjeçar që po vizitonte djalin në Gjermani, doli për të ndihmuar të birin, por italiani mori një shkop dhe e goditi pensionistin në kokë, duke i shkaktuar plagë.

Si pasojë, babai dhe djali i larguan.

Italiania u kthye dhe u ul në timon.

Por përpara se të largoheshin, shqiptarët u kthyen me përforcime, këtë herë me një të njohurin e tyre 52-vjeçar.

Ata nisën të godasin italianin, duke tentuar fillimisht ta nxjerrin nga makina.

Mes tyre nisi sërish një sherr i madh.

Policia mbërriti dhe ndau gjërat.

Palët thanë se nuk do ngrenë padi. Ata nuk pranuan as një trajtim mjekësor.

Megjithatë policia u mori nga një garanci atyre.

PasPara

2 komente

  1. PRISJA TE NA E GJENIT PSENE?????ROBT E GAZEKARIT KU TI KETE.E NEVE QE HARXHOJME MINUTAT ME KETE MENDER MUT.

  2. Kar-buranti ishte ne mes te pyllit dhe pepinua mori nje shkop dhe goditi jo ate qe e sulmoj por babane e tij turistin qe ishte 75 vjec….. …. pastaj shqiptaret moren perforcim nje element te ri 52 vjec dhe u bene 3 vete per te rrohur nje person qe luante ne celuar.
    Fati e desh qe erdhi “shpejt ” policia pasi vezhgoj kamerat e instaluara…. vetem ne kar-burant policia nuk ka kamera por ne rruge kryesore dhe ne kryqezimet e tyre, kamera ka objekti i privatit per esap te vet.
    Sipas tregimit furnizimi me kar-burant vazhdon me shume se nje ore, u zune , u larguan, moren perforcim, u kthyen, …… i kapi policia etj etj, histori e gjate me shume seri…..si telenovelat turke tek Tv Klan.
    Ngrene apo nuk ngrene padi palet midis tyre eshte pune per ta, por policia ben detyren e saj dhe nuk ta merr mendja qe te lere me kaq nje zenke te tille “masive” sic e trajton gazetaruci me universitet kioske (llamarine) te mbylluara.
    Mos e beso po deshe, tregim-perralle ku edhe ne spitalin e taravelleve (budallenjve), psiqikeve nuk t’a besojne, hajde gazetar toc, hajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas