Kryesore, Politika

PS e refuzoi sot, por ja afati kur do të bëhej vetingu në politikë  

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla është shprehur sot se propozimi i Bashës për veting në politike është i dështuar dhe thjesht probagandë politike.

Balla është shprehur gjithashtu se kontrollin e politikanëve e garantojnë më së miri organet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, si BKH dhe SPAK.



Por kur do të mundësohej vettngu në politikë nëse kërkesa e opozitës do të pranohej nga PS?

Tre janë hapat që parashikon procedura parlamentare.

  1. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 Shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit.
  1. Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 shtatori. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët.
  1. Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit.

Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t’u jepte mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 tetor 2018 të shihej hapi i pare i fillimit të vetingut në politikë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas