Kryesore

PS-PDIU drejt ndarjes? Largohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Tiranë

Largohet nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, përfaqësuesit i PDIU-së Abaz Hado, pak ditë pasi kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi foli me tone të ashpra ndaj qeverisjes.

Në vend të Hados, si përfaqësues i PDIU në postin e nënkryetarit të Bashkisë u vendos Kozeta Nesiti. Zyrtarisht nuk bëhen të ditura arsyet e largimit.



Ndërkohë, përplasjet lindën pas kalimit të dy deputeteve të PDIU-së drejt PS-së dhe akuzave që kjo parti ngriti ndaj qeverisë në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, për ndarjen e detit dhe çështjen Çame.

Pavarësisht ndarjes, dy deputetët e qarkut Dibër dhe Elbasan janë shprehur publikisht që do jenë përkrah mazhorancës, duke iu shtuar edhe dy vota më shumë në Parlament.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas