Kryesore, Politika

PS mbledh kryesinë, vendimet që u morën dhe emrat kush do të drejtojnë zgjedhjet vendore  

Partia Socialiste mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve kryesinë e partisë.  Përveç diskutimeve për sesionin e ri, është diskutuar dhe rendi i ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

 



“U miratuan çështjet për të cilat do te mblidhet Asamblea Kombëtare, për punën që është bërë deri tani për Shqipërinë që duam. Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm.

Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit.

Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD por do përqëndrohemi te ato që na votuan…”, – tha Taulant Balla pas mbledhjes se kryesisë, duke nënvizuar gjithashtu se komunikimi me opozitën është thelbësor.

Kryesia e Partisë Socialiste miratoi grupin strategjik për zgjedhjet vendore të 2019 të kryesuar nga Blerina Gjylameti,  e cila do të jetë edhe sekretare për organizimin dhe zgjedhjet dhe drejtuese politike e Tiranës.

Ndërkohë anëtarët e grupit strategjik për zgjedhjet do të jenë Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas