Kryesore, Politika

PS refuzon kërkesën e PD për veting në politikë, Balla: Kontrollin e bën BKH dhe SPAK

Popozimi i Partisë Demokratike për veting në politikë mbeti “i dakordësuar” formalisht 24 orë.

Kryeministri Edi Rama pranoi të premten në parim propozimin e PD-së, por duke kërkuar negociata konkrete, ndërsa sot kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla është shprehur se propozimi i Bashës është i dështuar dhe thjesht probagandë politike, sepse ndër të tjera shmanget edhe hetimi i rrethit familjar.



Sipas burimeve nga mbledhja e grupit parlamentar e PS-së, Balla mësohet të jetë shprehur se propozimi nga ana e opozitës ka si qëllim t’i vendosë “ferra” reformës në drejtësi.

Balla është shprehur gjithashtu se kontrollin e politikanëve e garantojnë më së miri organet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, si BKH dhe SPAK.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se PS është gati për çdo propozim që nuk prek reformën në drejtësi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas