Politika

PS dhe LSI në bisedime të fshehta? Vasili zbardh të vërtetën

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili hodhi poshtë deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se ka një komunikim zyrtar me LSI për ligjin e magjistraturës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se nuk ka asnjë komunikim me mazhorancën.

Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS”, deklaroi Vasili.



Ky i fundit shpjegoi edhe mënyrën e emërimeve në drejtësi.

“Këto nisma janë shumë të thjeshta për tu kuptuar përse janë të pavotueshme. Dy nene janë për të votuar, neni i parë është që të rikthejmë KLD të jetë ai që të bëjë emërimet në drejtësi dhe Prokurori i Përgjithshëm të bëjë emërimet sërish. KLD i vlerësuar edhe nga ministrja e Drejësisë që e ka quajtur mbledhjen dhe gjithçka bën KLD faqe të zezë që do të mbyllin historinë e drejtësisë shqiptarë. Tani më thuaj kësaj faqe të zezë tia japim kompetencën që të bëjë drejtësinë e re?! Së dyti ka pasur një vigjilencë të tmerrshme të PS që ish prokurori i përgjithshëm mos bëntë asnjë lëvizje. Po tani që erdhi prokurori me 69 vota i PS, ky  të vazhdojë të bëjë emërimet pa asnjë problem. Pra KLD e vjetër dhe prokurori i përgjithshëm ti bëjnë këto gjëra ndërkohë që u mallkuan dhe u konsideruan shkaku kryesor pse drejtësia po shkatërrohej.  Ndryshimi tjetër ka të bëjë për ti dhënë fuqi përsëri që shkolla e lartë e magjistraturës të zgjidhte ngërcin që ti jepte asaj mundësi që të vazhdonte punët e saj edhe për 2 vjet të tjera. Ligji parashikonte që këto cështje të zgjidheshin shumë mirë me dispozita tranzitore dhe këto punë do ti bëntë KLGJ dhe KLP”, u shpreh Vasili.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas