Kryesore, Mapo Format

Provokimi i pedagogut të UET: Kristiano Ronaldo i ka dhënë shoqërisë 6 dhe i ka vjedhur 15…

Kalimi i Kristiano Ronaldos, futbollistit më të mirë në botë, nga ekipi i Realit për tek Juventusi në Itali, është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet.

Por pedagogu i UET, Klementin Mile merret me një aspekt interesant të diskutimit për Ronaldon.



“Kjo bujë, megjithatë, nuk duhet të na e heqë vëmendjen nga një ngjarje tjetër e bujshme që lidhet me Ronaldon. Evazioni fiskal i këtij të fundit, sipas përllogaritjeve të shtetit spanjoll, arrinte në 15 milion euro. Shteti, natyrisht, bëri punën e vet dhe e ndëshkoi Ronaldon me gjobë. Ronaldo, nga ana e tij, u shpreh i pakënaqur me klubin e Realit, pasi ky i fundit nuk e paskësh mbrojtur sa duhet. A mos ndoshta prandaj u largua nga Reali, sepse Juventusi është në gjendje ta mbrojë më mirë nga drejtësia nëse Ronaldo kryen prapë evazion fiskal në Itali?

Përtej famës si futbollist, Ronaldo mund të shihet edhe si mishërim i idesë së djathtë për ta luftuar varfërinë dhe problemet sociale me anë të bamirësisë. Ai është pikërisht njëri nga ata njerëz “të bërë vetë”, të cilit tregu i lirë ia njohu dhe vlerësoi talentet. Të djathtët, e sidomos konservatorët, tani presin që ky njeri që ia doli, të vërë dorën në zemër e të mendojë për të tjerët – pra t’i përkushtohet bamirësisë.

Le të mos merremi me stilin luksoz të jetës së Ronaldos. Në fund të fundit, pavarësisht se ai shpenzon miliona euro për koleksione makinash e shtëpi, këto janë para që i ka fituar ndershmërisht dhe me meritë. Por, ky njeri i pasur ka dhënë vetëm 6 milion euro bamirësi, ndërkohë që kishte bërë 15 milion euro evazion fiskal. Ronaldo i ka dhënë shoqërisë 6 dhe i ka vjedhur shtetit 15. A duhet emërtuar bamirës apo hajdut ky yll i pasur i futbollit?” shkruan Mile.

Lexoni më poshtë analizën e plotë:

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas