Arkiva 2

Provimi i shtetit, nivel i ulët për infermierët dhe farmacistët

Një numër i konsiderueshëm kandidatësh nuk ka arritur ta kalojë me sukses provimin e shtetit në apelin e parë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, deklaron se në çdo degë rreth 20 për qind e kandidatëve pjesëmarrës kanë qenë mbetës. Ndërkohë që përqindja është tepër e lartë në degët si Farmaci dhe Infermieri, duke shkuar edhe në 40 për qind deri në 60 për qind. Këto shifra në raport me numrin e pjesëmarrësve, sipas autoriteteve të arsimit, janë të justifikueshme, por përsëri mbeten tepër shqetësuese, kur dihet se në degët e Mjekësisë konkurrojnë ata që kanë notat dhe pikët maksimale në Maturën Shtetërore, ndërkohë që ato dëshmojë nivelin e infermierëve dhe farmacistëve që do t’i shërbejnë popullatës në vitet në vijim. “Shifrat e përafërta janë rreth 550 në Farmaci, në Stomatologji rreth 150, në Mjekësi 106, Mami 35, Infermieri deri tani 325. Përqindja e mbetësve varion nga 20-45 për qind për profesion. Ndoshta mund të jetë Infermieria që është në proces me numrin më të lartë të mbetësve”, – thotë Harizaj. Nga autoritetet e arsimit ende nuk është bërë një analizë, sesi është raporti i mbetësve që i përkasin universiteteve publike në krahasim me ato private. Urdhrat përkatës, si ai Infermierit apo i Farmacistit, pritet që javën tjetër të japin një analizë të detajuar rreth cilësisë së studentëve të diplomuar në këto universitete.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas