Politika

Protesta Unaza e Re/ Basha: Gjithçka e paligjshme, propozim i pakërkuar…

Prej disa ditësh banorët e zonës përgjatë Astirit në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’, kanë bllokuar rrugën.

Ndaj edhe sot ata zgjodhën të bënin të njëjtën gjë, ndërsa shprehen të bindur se nuk do të pranojnë zgjedhjet alternative që u ka dhënë qeveria.



Në mbështetje të banorëve në protestën që u zhvillua është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai shprehet se “gjithçka është e paligjshme përveç rezistencës së banorëve. Projekti është kundërsisht i paligjshëm, vjen nga një i ashtuquajur propozim i pakërkuar, i një firme inxhinierike që i ka lindur në zemër të bëjë këtë projekt të unazës. E ka paraqitur në një projekt ixhinierik për autostradë dhe jo për një vend si Unaza e Re. Projekti është i paligjshëm”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas