Kronika

Protesta tek Astiri, i morën djalin në polici, nëna humb ndjenjat




               Publikuar në : 11:29 - 14/11/18 |
mapo.al

Mëngjesin e sotëm policia ka shoqëruar një 30 vjeçar, banor i zonës së Astirit, banesat dhe bizneset e të cilëve janë parashikuar të prishen pasi aty do të kalojë projekti i unazës së madhe.


Shkak është pjesëmarrja në protestën e mbrëmjes së të martës (13 nëntor) ku në rrugë u dogjën goma dhe flamuri i rilindjes.

“Më shoqëruan me frocë me pranga. 40 punonjës policie erdhën dhe më morën” tha Dorjan Protetuari pas lirimit të tij nga ambientet e komisariatit nr 6, rreth orës 10:58.

Momenti i shoqërimit duhet të ketë qenë i rëndë për familjarët pasi një video e mbërritur nga banorët në redaksinë e Ora Neës, tregon se nënës së 30 vjeçarit i ka rënë të fikët dhe është shoqëruar në spital.

Banorët shprehen të vendosur për të vijuar kauzën e tyre dhe paralajmërojnë që protestën do ta vijojnë në orën 17:00

“I bëj thirrje Ramës tërhiqu se nuk ndalemi“, – tha Dorjani në një prononcim për median jashtë ambienteve të komisariatit.

Marre nga OraNews.tv


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas