Aktualitet, Kryesore

Protesta në Unazën e Re, shoqërohen dy banorë në polici

Rehabilitimi i segmentit të “Unazës së Re” në Tiranë ka ngritur nje pjese te banorëve në protestë.

Sot banorët e zonës së ‘Astirit’ kundështuan këtë projekt, pasi ai prek disa prej ndërtesave te tyre. Ashtu sic kishin paralajmeruar, banoret kane bllokuar serish rrugen jkryesore te unazes, ku fluksi ne fundjave eshte teper i madh.



Banoret qe sot kane marre me vete edhe femije e tyre (disa ne moshe te vogel) i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkoje të takojë banorët.

Nje dite ma pare, ata thane se nuk janë njoftuar më parë për prishjen e ndërtesave të tyre, por i ka ardhur një ultimatum që për 15 ditë duhet te lirojnë banesat.

Per me shume se gjysem ore, te dy anet e unazes u bllokuan nga banoret. Policia nuk ishte e pranishme, por menjehere pas protestes, mesohet se ne komisariatin e Policise jane shoqeruar dy protestues.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas