Bota

Protesta në Rumani, 440 të plagosur. Presidenti dënon dhunën e policisë

Bilanci i protestave në Sheshin Viktoria të Bukureshtit, kundër qeverisë është 440 të plagosur. Sipas mediave, gazi lotsjellës, spraj djegës madje dhe hëdhëse uji u përdorën nga policia, ndërkohë që nga të plagosurit, 24 janë agjentë policie.

Protesta, ku një numër i madh ishin rumunë emigrantë jashtë vendit, përfshiu plot 80 mijë persona. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë që e akuzon për korrupsion. Presidenti rumun Klaus Iohannis ka dënuar ndërhyrjen e dhunshme të policisë.



“Dënoj fuqimisht ndërhyrjen brutale të policisë, fuqimisht joproporcionale ndaj demonstruesve të shumicës së njerëzve në shesh. Ministri i Brendshëm duhet të japë urgjent shpjegime”, ka thënë ai.

Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej muajsh në Rumani. Në korrik, presidenti Klaus Iohannis miratoi shkarkimin e prokurores antikorrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila po udhëhiqte hetimet ndaj politikanëve lokalë e qendrorë për ryshfete. Presidenti Iohannis ishte vënë nën një presion gjithnjë e në rritje nga qeveria e PSD-së për të pranuar shkarkimin e saj.

Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që do të mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Shumë shtetas rumunë të tjerë kanë ardhur nga emigracioni për t’iu bashkëngjitur protestave.

Sipas Bankës Botërore, rreth çereku i popullsisë së Rumanisë – afro 3-5 milionë banorë, – jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke kthyer mbrapsht në vendlindje rreth 5 miliardë dollarë, në një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas