Aktualitet

Protesta në Elbasan, Balla: Turp, partia e idealeve të dhjetorit u kthye në shoqatë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së sotme të të rinjve të FRPD-së në Elbasan.

Në një status të fundit në Facebook, Balla shkruan se partia e idealeve të dhjetorit ’90 është kthyer falë Lulzim Bashës në një shoqatë.



“Këta ishin protestuesit e Lul Bashës sot në Elbasan. 

19 veta, dy prej të cilëve, kandidatë për kryetar partie, arriti të mbledhë Lul Basha në një nga qarqet më të mëdha të vendit. 

Eshtë turp se si partia e idealeve të dhjetorit, falë Lulit, u shndërrua në shoqatë”, thotë Balla.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas