Ekonomi, Kryesore

Protesta: Francezët nuk ndalen, shqiptarët habiten…

Zhvillime të reja në terren dhe në organizimin e “jelekëve të verdhë”, siç njihen protestuesit kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë. Ndërsa vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa autostrada, tani janë marrë në shënjestër edhe depozitat e karburanteve. Disa dhjetëra çisterna janë bllokuar.

Disa organizatorë, të intervistuar nga mediet, kërkojnë reagim nga ana e qeverisë, e në mënyrë të veçantë mundësinë e pritjes në “Elize” nga Emmanuel Macron. Sipas tyre, protestuesit do të bllokojnë rafineritë dhe depozitat industriale, për të shkaktuar pasoja në ekonomi, në mënyrë që qeveria të reagojë më shpejt.



Në terren, ndërkohë, bllokimet e rrugëve kanë bërë që të shkaktohen probleme në trafik, me disa autostrada që kanë qëndruar të bllokuara përgjatë të gjithë natës. Grupi “Total” ka konfirmuar se dy depozita të tij në veri të vendit janë bllokuar.

Ka pasur madje edhe incidente. Në Calais (Kalè), një shofer britanik dhe një kamionist australian janë ndaluar, pasi kanë çarë me forcë bllokimet duke lënduar manifestues. Në Marne, afër Parisit, një kamionist u ndalua po ashtu se lëndoi një manifestues. Organizatorët po punojnë madje për një manifestim të madh në Paris, të shtunën e ardhshme.

Protesta e Francës ka frymëzuar shumë reagime edhe në Shqipëri në mediat sociale. Kjo pasi shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi.

Sipas Monitor, një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).

Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas