Politika

“Pronat” të bllokuara në Kushtetuese. Janë pezulluar 11 dosje, 5 ankesa për pronat

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese për shkak të pamundësisë për të shqyrtuar kërkesa pasi në detyrë ka vetëm 2 anëtarë nga 9 qe parashikon ligji, duket se ka lënë pezull edhe një nga problemet më serioze të vendit, atë të kompensimit të pronareve.

Me katër anëtarë të rrezuar në veting dhe me tre të dorëhequr, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për 11 çështje, nga të cilat 5 kanë të bëjnë me kërkesa për kundërshtime të vendimeve të Këshillit të Ministrave për mënyrën dhe vlerën e kompensimit të pronave.



Shoqata të ndryshme të pronarëve kanë kundërshtuar përgjysmimin e vlerës së kompensimit sipas skemës së miratuar nga qeveria me ligjin 133 të vitit 2016. Sipas këtij ligji, vlera për qëllim kompensimi të pronës bëhet sipas hartës që ka bërë qeveria. Por, sipas pronarëve, kjo është antikushtetuese pasi nuk është bazuar në çmimin e tregut, duke mos respektuar orientimet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht pretendimeve të palëve ky ngërç me sa duket do të vazhdojë të mbetet i tillë, pasi institucioni gjyqësor që mund të zgjidhte kushtetutshmërinë e këtij ligji dhe të pretendimit të pronarëve nuk është në gjendje të marrë vendime. Problematika e kompensimit të pronave, ka qenë edhe në qendër të një audiopërgjimi mes nënkryetarit të KQZ, Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut Ledio Bianku, në kohën kur qeveria Rama kërkonte nga gjykata e Strasburgut të pezullonte ekzekutimin e vendimeve të pronave për shtetasit shqiptar derisa të dilte ligji që do të zgjidhte në mënyrë përfundimtare problemin e pronave.

Tani që ligji që do të zgjidhte problemin është kundërshtuar me forcë nga pronaret si antikushtetues, gjykata kushtetuese nuk është në gjendje të japë një vendim.

Top Channel

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas