Kryesore

“Pronat”, nis hetimi në Durrës, AFP: Ja dyshimet pse u vra Skerdilajd Konomi

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Ora News se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Informacionet tregojnë se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.



Prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje punonjësit e ALUIZNI-t dhe të Hipotekës.

Edhe agjencia e njohur franceze, AFP i ka kushtuar një shkrim të gjatë historisë së abuzimeve me pronat në bregdetin shqiptar.

Mes të tjerave, aty shkruhet edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në vitin 2011.

“Hetuesit besojnë se ai pagoi çmimin pasi refuzoi të firmoste dokumente false për toka pranë qytetit port të Durrësit, thotë një burim ligjor nga zyra e Prokurorisë për Krime të Rënda”, shkruan AFP.

Prokurori Artan Madani thotë se çdo zyrtar, pavarësisht se sa i madh të jetë në hierarki, do mbajë përgjegjësi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas