Kryesore

Prona e grabitur në Dhërmi; Irini Bua tregon çfarë ka ndodhur…

Irini Bua është një nga banorët e Dhërmiut, e cila denoncoi publikisht në “Top Channel” grabitjen e tokës në bregdet. Kamera jonë ishte këtë të diel në pronën që ajo pretendon se i është marrë padrejtësisht dhe sjell historinë.

Irini Bua, gruaja që denoncoi grabitjen e tokës së saj në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel e shikon çdo ditë dhe shpreson të gjejë drejtësi.



“Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”,- tregon Irini Bua.

Ajo thotë se ka kallëzuar jo vetëm deputetin e Vlorës Alket Hyseni, por edhe kryeministrin Edi Rama.

“Alket Hysenin e kam denoncuar tek Krimet e Rënda, nuk më është kthyer përgjigje. Kam bërë kallëzim penal kundër Edi Ramës për shpërdorim detyre për arsye se ka dhënë leje ndërtimi mbi pronën e marrë masë sigurie”,- tregon ajo.

Historia e zonjës Irini Bua nis që në vitin 1991, kur pronat në Dhërmi nuk u ndanë vetëm sipas ligjit 7501. Ajo thotë se pati një ndërthurje për ndarjen e tokës mes kufijve të vjetër dhe ligjit që nisi të zbatohet menjëherë pas rënies së diktaturës.

“Nuk e kam ndarë pronën me 7501-shin, por ka marrë gjithsecili pronën e tij. Kështu Ramë dakord”,- thotë ajo.

Por, gjithçka ka ngecur në vitin 2013, kur mes fisit Bua, të cilët Irini i përmend me emra nisën proceset gjyqësore, pasi një prej pjesëtarëve të familjes që ishte arratisur në Amerikë rezultonte i përjashtuar nga lista e përfituesve të pronës së trashëguar.

Madje, në këtë rast është përmendur edhe një testament i lëshuar që në vitin 1986, për të cilin Irini Bua thotë se është i falsifikuar, sepse në atë kohë as bëhej fjalë për ndarje prone.

“Ne pamë që ai përdori një testament të 86-s. Që ishte në dosjen e 2013-s, ku shkruhet se: “Athina Bua, ia lë të gjithë pasurinë pas vdekjes”. Në një kohë kur prona nuk kishte dalë për t’u marrë”,- sqaron ajo.

Zonja, që denoncoi skandalin e pronave në Dhërmi flet me emra konkretë dhe disponon të gjitha dokumentacionin e plotë për vjedhjen e një sipërfaqeje prone, e cila ndonëse është nën masë sigurie në të ndërtohet, pasi ka kaluar në dy apo tre shitje.

“Shitja e parë është bërë tek Ilia Taka, Thedhori Dumo në Dhërmi është sekseri i Alket Hysenit, shitjen tjetër e ka bërë Arjan Hasani”,- thotë ajo./TCH/

PasPara

1 koment

  1. qe keta hajdute …seksese…batakcinj duhet te marrin denimin qe u takon….kjo ska pse te komentohet kaq gjate…por le ta themi troc e shkurt….Deri me sot ne vijen e jugut kur kam bere ndonje bisede me vendes aty ketu…kam degjuar gjera te padegjuara…jo ne jemi greke….jo token e kemi ndare vete fshatce…jo kemi marre edhee ligjin 7051 por kemi edhe nga gjyshi…dhe per me teper asnje qe kam njohur sme ka thene qe jane ne harmoni me te familjes..por jane kthyer ne bisha….deti dhe rera jane te zotit..dhe natyres dhe shqiperise..dhe nese ky i gjati tani ka marre nje hap dhe e ka per te miren e ketij vendi…atehere asnje cm sduhet te enderroni qe e keni tuajen ne bregdet…neper gerxhe e male ndoshta..se deri sa ra komunizmi ne Shqiperi..shumica juaj se dinte qe kishte det aty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas