Kryesore

Promovohet nesër në UET romani fitues i Çmimit “Kadare 2018”

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës promovojnë nesër në ambjentet e UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muci “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit “Kadare”. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muci do i jepet dhe trofeu i Çmimit “Kadare 2018”.

Muçi u vlerësua nga juria me veprën në dorëshkrim “Piramida e shpirtrave” me motivacionin “Për mënyrën sesi ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor.



Romani “Piramida e shpirtrave” është një satirë e asaj që në mënyrë eufemistike si nga politika vendase, ashtu edhe të huajt (këtu nuk mbeten pas as mediat) quhet periudhë tranzicioni në Shqipëri. Autori është përpjekur për të dhënë një tablo realiste të së përditshmes shqiptare, edhe pse është i vetëdijshëm se në këtë garë të pabarabartë shpesh realiteti ia kalon fantazisë më pjellore, duke e bërë shkrimtarin të ndjehet i pafuqishëm

Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme”. Virgjil Muçi u lind në Tiranë më 18 gusht 1956. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.

Ky është i vetmi çmim privat që ndahet në Shqipëri e në rajon me shpërblimin financiar 10 mijë euro, ku romani i shkrimtarit Virgjil Muçi fitoi pas një përzgjedhjeje në fazën finale, nga konkurrimi i sivjetëm i 32 veprave në dorëshkrim. Prurjet për çmimin “Kadare” kanë qenë të konsiderueshme dhe në këto katër edicione kanë hyrë në garë më shumë se 105 autorë

Virgjil Muci u shpall fitues i Çimit “Kadare” për vitin 2018 në “Ditët Letrare të Razmës” një aktivitet i përvitshëm tashmë e kthyer në traditë për të katërtin vit radha, e cila u organizuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit të Universitetit Europian të Tiranës.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas