Kryesore, Mapo Format

Promovimi në UET/ Kalemaj dhe Meka analizojnë ‘Grackën e Votuesit’…

Është promovuar në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës libri me titull “Gracka e Votuesit” mes alkimisë elektorale dhe demokracisë hibride me autorë Dr. Eltion Meka dhe Dr. Ilir Kalemaj. Një libër i cili tregon qartë se pash shumë vitesh kërkime në fushën e shkencave politike, tashmë kemi në dorë një monografi e cila vërtet në të dy komponentët kryesorë të kërkimit teorik dhe metodologjik, është një produkt i një studimi të mirfilltë shkencor dhe një vepër shkencore.

Libri me titull “Gracka e Votuesit” shoqërohet me një parathënie nga Prof.Dr. Fatos Tarifa ku thuhet se “autorët e saj, Dr. Eltion Meka dhe Dr. Ilir Kalemaj, dy kolegë të respektuar me të cilët punojmë së bashku në të njëjtin universitet— University of New York Tirana—konfirmohen tashmë si dy ndër studiuesit më të talentuar të brezit të tyre në këtë fushë studimesh. Formimi i tyre akademik solid në universitete perëndimorë, vëzhgimet e vëmendshme të proceseve politike në Shqipëri dhe në rajon, si dhe veprimtaria e tyre hulumtuese intensive gjatë këtyre viteve të fundit, pasqyrohen më së miri në këtë monografi mbi sjelljen e elektoratit shqiptar në disa raunde zgjedhjesh legjislative në vitet 1998-2012.



Zgjedhjet e lira kanë qenë dhe mbeten një element shumë i rëndësishëm i procesit demokratik, edhe pse ato nuk janë një element i izoluar, i shkëputur nga rrethana dhe elementë të tjerë  të këtij procesi. Funksionimi efektiv i sistemeve elektorale është i lidhur ngushtë me natyrën e partive politike, me zhvillimet kushtetuese të një vendi, si edhe me një varg prerogativash institucionale. Suksesi i çdo sistemi elektoral dhe i rezultateve të procesit zgjedhor që rezulton prej tij nënkupton, gjithashtu, pranimin e tij si një sistem legjitim, si nga partitë politike kryesore, ashtu dhe, madje ca më tepër, nga vetë qytetarët, si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në procesin demokratik dhe si bartës të sovranitetit popullor.

Sot, në Shqipëri, në kushtet e një sistemi që mundëson zgjedhje të lira e demokratike, kutia e votimit është bërë një instrument i rëndësishëm që krijon premisa politike për ndryshime pozitive në shoqëri. Vota e popullit dhe përfaqësimi realisht i interesave të tij në organin më të lartë legjislativ dhe në organet vendimmarrëse të çdo niveli është dhe duhet të respektohet si parimi më i lartë i procesit demokratik dhe i vetë thelbit të demokracisë si sistem politik e shoqëror. Siç është shprehur në një rast ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos: “Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por populli mbetet. Është madhëria e pushtetit të popullit së cilës ne i falemi kur ndërtojmë sisteme elektoralë funksionalë dhe të lirë”.

Sidoqoftë, sidomos në kushtet kur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë janë kontestuar thuajse vazhdimisht, vëzhgimi dhe “matja” e sjelljes së votuesve është një punë shumë e vështirë, që nuk konsiston thjesht në kalkulimet dhe analizat e rezultateve finale të zgjedhjeve. Vetë akti i të votuarit në zgjedhje të përgjithshme është një sjellje politike e motivuar dhe kushtëzuar nga shumë faktorë, të cilët Meka dhe Kalemaj i identifikojnë qartë dhe i konsiderojnë me vëmendjen dhe metodat e duhura në analizën e tyre.

Fjalën e tij për këtë promovim e tha edhe Prof.Dr. Elvin Gjevori i cili u shpreh se të gjithë pavarësisht mundësive, aftësive, arsimit, kanë një votë e cila ka vlerë të shumëanshme. Ky libër na tregon shumë gjëra për të shpjeguar se pse kemi problematikat që ne kemi dhe mbi të gjitha një libër nga dy autorë dhe studiues të rinj.

“ Me të dy këta autorë e kemi filluar karrierën shumë vite më parë kur studionim në master. Tek sa po lexoja librin më ra në sy një citim nga Churchill ku thotë ‘Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një bisedë 5 minutëshe me votuesin mesatar’. Të gjithë pavarësisht mundësive, aftësive, arsimit, kanë një votë e cila ka vlerë të shumëanshme. Ky libër na tregon shumë gjëra për të shpjeguar se pse kemi problematikat që ne kemi. Gjëja që ata tregojnë është që gjinia nuk ka asnjë efekt mbi votën. Në europë ajo është një predispozitë jo si ktu tek ne në Shqipëri. Autorët arrijnë në konkluzionin që nuk shpjegojnë se pse votuesit votojnë në një mënyrë a në një tjetër”.-shprehet Gjevori.

Pjesë e këtij promovimi ishte edhe gazetari i njohur Erion Kristo ku ai tha se promovimi i librit do të mbetet gjithnjë një ngjarje e rëndësishme.

“Kjo sallë  e Universitetit Europian të Tiranës është kthyer në një sallon të dijes dhe jam i gëzuar që jam sot në një ngjarje. Libri për mua është gjithmonë një ngjarje. Këto janë ngjarje të mirëfillta jo si në Shqipëri ku janë ngjarje vrasjet, tenderat, përgjimet etj. U gëzova që ky libër kishte një analizë, dhe më nxori mallin e studimtarisë në Amerikë, një ngacmim kam duke ju uruar suksese kolegëve dhe autorëve të librit, a ka në Shqipëri njerëz të pa angazhuar me politikën që të fillojmë ne një lëvizje të re?”- përfundon Kristo.

Një prej autorëve të librit “Gracka e Votuesit” Eltion Meka tregoi se ku është bazuar në shkrimin e këtij libri, kush janë arsyet dhe se ku njerëzit e gjejnë veten në anën politike të majtë apo të djathtë.

“ Njerëzit më pak të angazhaur në politikë janë më të dispozuar të mos votojnë. Njerëzit që do ta lexojnë do ta marin përgjigjen që ata duan. Ka një studim goxha të thellë, pasi jemi bazuar në studime ekzistuese, citime, kritika dhe përmirësime të aktualitetit. Nuk ekzistojnë studime të tilla në Shqipëri. Kemi bërë të diur sjelljen e votuesit shqiptar në 30 vitet e fundit. Kemi përdorur të dhëna konkrete si dhe rasti i zgjedhjeve të fundit sepse smund të mungonin nga analiza e këtij libri. Ajo që është më specifike është mospërputhja e vetëvendosjes ideologjike të një personi të thjeshtë kur e pyet nëse je i majtë apo i djathtë. Kjo gjë varet dhe nga gjendja aktuale që ata kanë dhe bazohen. Pra krijohet një korelacion midis pyetjeve që në Shqipëri ka një korelacion shumë të dobët. Shqiptarët nuk tregojnë vlerat aktuale dhe se ku ata e vendosin veten kur i pyet nëse janë të majtë apo të djathtë.”-shprehet Meka.

Gjithashtu edhe autori tjetër i këtij libri Dr. Ilir Kalemaj tregoi qartë se ç‘është ky libër dhe se si kanë votuar shqiptarët ndër vite.

“ Në rafshin teorik ne nuk supozojmë të kemi sjellë një model të ri, por të sjellim një model të ri në Shkencat Politike Krahasuese për më tepër të fokusuar në sistemet elektorale dhe sjelljet e votuesit. Nga ana metodologjike studimet janë objektive dhe baza e të dhënave është e ngushtë. Jemi munduar të sjellim një kontribut të veçantë në aspektin metodologjik. Ndërsa në aspektin empirik i përket shumicës, qoftë studentëve, publicistëve, politikanëve, për të kuptuar se si kanë votuar shqiptarët”.-shprehet Kalemaj.

<
>
IMG_0216 IMG_0218 IMG_0232 IMG_0241 IMG_0245 IMG_0257 IMG_0265 IMG_0274 IMG_0309 IMG_0335 IMG_0346 IMG_0383 IMG_0395 IMG_0425 IMG_0465 IMG_0475 IMG_0501
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas