Kryesore

Prokurorja: Fuoristradën e shtrenjtë e kam blerë për sigurinë time. Deklaratën ma ka plotësuar vjehrra…

Besa Nikëhasani, prokurore e Apelit në Shkodër, ka dhënë sot shpjegimet e saj për dyshimet që KPK-ja kishte ngritur për mungesën e burimit të pasurisë për blerjen e fuoristradës 19 mijë e 500 euro, një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë.

Vetë Nikëhasani ka dhene shpjegimet e saj.



“…Për dy garazhet nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Është një lapsus, por vlera 90 mije euro është për banesën dhe 2 garazhet. I bleva garazhet, por s’e dija sa m2 do ishte. Noteri ka bërë një lapsus për një marrëveshje përfitimi që ne kishim brenda familjes nga shitja e një toke. Njëherë ma ka bërë vjehrra deklaratën e pasurisë. Nuk kemi pasur certifikatë pronësie për apartamentin e vjetër në Lezhë prej 130 m2. Ka qenë me leje ndërtimi që nga viti 2004. Kemi blerë makinë të shtrenjtë për sigurinë time pasi dy herë na kanë përplasur me makinë… Ajo nuk është makinë luksi. Nuk kemi pasur qëllim të fshehim pasurinë. Në 20 vite dy herë kam shkuar me pushime. Jam e hapur për çdo pyetje. Kemi harruar të deklarojmë shitjen e një makine Golf 3. Por e ka deklaruar pastaj burri. Në 2003 na kanë vënë tritol tek makina. Kërkoj të konfirmohem në detyrën time duke i qëndruar shpjegimeve që bëra për pasuri të justifikuar për burime të ligjshme…”, është shprehur ajo.

Besa Nikëhasani fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas