Kronika, Kryesore

“Prokuroria ta niste hetimin nga Rama”

pjerin ndreuDuke iu referuar akuzave të opozitës se dhuna në Kuvend është nxitur dhe organizuar nga Kryeministri, deputeti socialist, Pjerin Ndreu nuk e kurseu ironinë teksa i drejtohej gjykatës dhe prokurorit: Ky organizim i dhunshëm, sipas opozitës, nisi me Edi Ramën. Prokuroria fillimisht duhet të nisë hetimet ndaj Edi Ramës dhe më pas të merret me ne”

 



Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i akuzuar për goditje për shkak të detyrës ndaj kolegut të tij demokrat, Gent Strazimiri, nuk e ka kursyer ironinë në seancën e parë gjyqësore, duke kërkuar fillimisht hetimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Duke ndjekur qëndrimin e opozitës, Ndreu i është drejtuar trupit gjykues dhe prokurorit, të cilëve iu ka kërkuar të nisin procedimin ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i akuzuar nga PD si organizatori dhe nxitësi i dhunës në seancën parlamentare të datës 10 korrik.

“Ky organizim i dhunshëm, sipas opozitës, nisi me Edi Ramën. Prokuroria fillimisht duhet të nisë hetimet ndaj Edi Ramës dhe më pas të merret me ne”,- mësohet të ketë deklaruar deputeti socialist në seancën e parë gjyqësore ndaj tij dhe kolegut Arben Ndoka.

Në këtë argument ai është mbështetur edhe nga avokati i tij mbrojtës, Baftjar Rusi, sipas të cilit, kallëzimi penal është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, i cili pretendon se kryeministri ka qenë organizator i dhunës.

Një qëndrim i tillë është mbajtur edhe në deklaratat publike të opozitës, e cila ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme kreun e qeverisë si personin që porositi dhunën ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri.

Gjatë seancës së djeshme, dy deputetët e pandehur për akuzën e goditjes për shkak të detyrës i drejtuan gjykatës katër kërkesa, përfshi edhe pushimin e gjykimit, pasi kjo ngjarje nuk përbën vepër penale.

Avokatët i kërkuan gjykatës që të pushojë çështjen ndaj dy deputetëve socialistë, pasi ngjarja ka qenë thjesht rrahje dhe jo goditje për shkak të detyrës. Rrahja ndiqet me ankim në gjykatë dhe nuk konsiderohet vepër penale.

Po ashtu mësohet se avokatët e dy deputetëve të pandehur kanë deklaruar se publikimi i videos së dhunës, të filmuar nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, përbën shkelje të sekretit hetimor.

Por të gjitha kërkesat e bëra nga pala mbrojtëse u rrëzuan nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi të vijojë procesin gjyqësor ndaj dy deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Në seancën e djeshme u vendos të thirren si dëshmitarë disa deputetë të dy forcave politike, përfshi edhe të dëmtuarin, deputetin Gent Strazimiri.

Prokuroria do të parashtrojë akuzën dhe më pas gjykata do të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive të mbledhura nga hetimi i nisur më 14 korrik të këtij viti nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nëse dy deputetët shpallen fajtorë për akuzën e ngritur, atëherë ata duhet të lënë automatikisht mandatin, pasi vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë dhe si i tillë zbatohet menjëherë. Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar në datën 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas kallëzimit, në datën 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre, Strazimiri. Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.

Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka.

Pak momente më vonë deputeti Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu.

Bazuar në veprimet hetimore rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014. Në përfundim të veprimeve hetimore, prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

PasPara

2 komente

  1. KE TE DREJTE MOR TI PJERIN AI DUHET TE JETE NE BANKEN E TE AKUZUARIT POR DOTI VIJE EDHE ATIJ RADHA SHUME SHPEJT

  2. Megjithate o pjerin pinoku, prokurorija nuk mund te akuzoje njeri per shkaktar dhune, si ne kohen e endhjerit! Akuzat o shejtan budalla; bazohen mbi fakte, jo mbi fjale!! Megjithate ti mor frikan, nuk do te guzoje, po te mos ish thene edveri, sepse po te ishte keshtu kete trimerine tende prej zari, mund ta tregoje jashte ambienteve te kuvendit .. Po kjo do trimeri jo prej zari, gje qe ti nuk e ke, e qellon ne mes te njerezve ! Nderkohe kukullat e tjera te grupit tend edhe pse ishin aty,e ju ndane rrejne ne menyre te turpeshme, si ustai juaj: “ne nuk kemi pare gje!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas