Kronika

‘Shullazi’/ Prokuroria pyet sërish dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja

Dëshmitari i drejtësisë, Ylvi Beqja, u pyet në Prokurorinë e Tiranës dhe sërish për Shullazin. I pandashëm nga truprojat, Beqja vazhdon të konisderohet i rëndësishëm për Prokurorinë, përderisa akuza nuk ka mbyllur ende llogaritë ndaj Emiljano Shullazit, që është nën hetim edhe për pastrim parash.

Edhe pse u dënua nga Krimet e Rënda për 3 vepra nga 8 që akuzohej, njëra prej tyre, ajo e pastrimit të parave u transferua në Prokurorinë e kryeqytetit, për shkak të kompetencave.



Siç bën me dije Prokuroria, ajo po heton për ish-Vollgën, që ishte motivi i takimit Shullazi-Beqja, e gjithashtu edhe shkaku i ndarjes së tyre.

Siç rezulton në dosje, 30 për qind e këtij objekti i përket Emiljano Shullazit, sipas kontratës së dhurimit të dhjetorit të vitit 2014, që e bën pronar me argumentin “për mirënjohje”.

Siç ka dëshmuar më herët Ylvi Beqja, ai e kontaktoi 41-vjeçarin për t’i kërkuar ndihmë, pasi po përballej me vështirësi në shkallët e gjyqësorit për kthimin e ish-Vollgës.

Një histori që më pas kulmoi me gjobëvënie nga grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burgim, e krahas tij u dënuan në total me 55 vite burgim edhe anëtarët e grupit. Vendimi është apeluar nga të pandehurit që pretendojnë pafajësi./TCh/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas