Kryesore

Prokuroria nis lëvizjet për Admir Thanzën: Po kryejmë verifikime




               Publikuar në : 12:14 - 11/07/18 |
mapo.al

Një ditë pas iu zbulua në përballjen me KPK dënimi që kishte fshehur në Itali dhe problemet me deklarimin e pasurisë, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.


Mësohet se hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e akuzës, pasi gjyqtari Thanza akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

ONM i zbuloi dje dënimin në Itali për vjedhje, që Thanza e kishte fshehur në formularin e tij të dekriminalizimit, duke mos e raportuar.

Po dje, ai u mbrojt duke thënë se nuk ka lidhje me veprën në fjalë, por e ka marrë përsipër veprimin e kunatës për të mbrojtur nipin e sëmurë, që sipas tij duhet të kurohej në Itali.

Deklarata e plote e Prokurorise se Pergjithshme 

Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë po vlerëson materialet dhe dokumentacionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Admir Thanza për shkelje të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Administrimi i materialeve për hetimin kryesisht për fshehje apo deklarim të rremë filloi pasi Prokuroria e Përgjithshme u njoh me deklaratat në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të subjektit në rivlerësim, gjyqtarit Admir Thanza.

Pas administrimit të materialeve me të dhënat nga KPK dhe ILDKPI do të procedohet për vlerësim në Prokurorinë përkatëse.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas