Aktualitet, Kryesore

Prokuroria dhe Gjykata e Lartë në “luftë”, sulmojnë njëra tjetrën publikisht

Prokuroria: Tre persona nën hetim mblidhnin para për anëtarët e Kolegjit Penal. Mësuan vendimine gjykatë një ditë para se të shpallej. Gjykata: Gënjeshtër, s’ka pasur as përgjime as kontakte

“Luftë” e hapur mes Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisëe së Përgjithshme, ndërsa dy institucionet janë përplasur sot në deklarata publike, mbi hetimin e një çështje të ngritur nga akuza, të cilën gjykata e ka përgënjeshtruar si të pavërtetë. Prokuroria dhe Gjykata e Lartë u përplasën sot me deklarime dhe përgënjeshtrime, pas një njoftimi të organit të akuzës se po ndiqte penalisht tre persona që sipas saj kishin ushtruar presion pranë gjykatës për të liruar një të dënuar. Fillimisht ishte prokuroria që shpalli se po procedonte penalisht tre persona që sipas saj akuzohen se kanë ndërhyrë pranë Gjykatës së Lartë për ndryshimin e një vendimi gjyqësor, ndërsa menjëherë pas kësaj gjykata në një deklarim për mediat përgënjeshtroi këtë akuzë duke deklaruar se anëtarët e Kolegjit Penal që kishin shqyrtuar çështjen nën hetim nga prokurorët nuk kishin pasur presione madje as kontakte me personat e arrestuar nga prokuroria. Sot më herët Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ishin marrë në hetim pasi sipas saj “shtetasit e lartëpërmenduar akuzohen për veprën penale të “Ushtrimiit dhe Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që ushtrojnë Funksione Publike”. “Nga hetimet paraprake mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur ushtruar presion ndaj funksionarëve në Gjykatën e Lartë kanë favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe ka plagosur shtetasin Sravri Lalo”, njoftoi Prokuroria. Sipas të njëjtave burime Mellaraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Durrës,dhe kishte kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë. “Nga veprimet hetimore, ka rezualtuar se shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, interesoheshin te të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat duhet ti paguanin per të zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Personi që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte Agron Lumeshi, i cili është i afërm i kryesuesit të trupit gjykues”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ajo sqaron se Gjykata e Lartë më 11 maj të 2011 vendosi lënien në fuqi të vendimive të mëparshme për të dënuarin Vilson Mellaraj, por nga përgjmet telefonike rezulton se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë para shpalljes së tij dhe njëkohësisht ishin në dijeni të faktit që të gjithë personat e përshirë ishin nën përgjim, ndaj për këtë arsye nuk ishte realizaur ndryshimi i vendimit. Sipas Prokurorisë 3 personat duhet të përballen me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gjykatës së Lartë e cila pas njoftimit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj shtetasve Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, pasi akuzohen se kanë ushtruar presion Gjykatës së Lartë për lirimin e një të dënuari të akuzuar për vrasje, ka përgënjeshtruar këtë ngjarje duke hapur n jë “humnerë” në marrëdhëniet mes dy institucioneve të drejtësisë. Burime zyrtare nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se anëtarët e Kolegjit Penal që kanë shqyrtuar çështjen e shtetasit Vilson Mellaraj nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me personat nën hetim dhe se vendimi për këtë rast është marrë konform ligjit. Sipas Gjykatës së Lartë “vendimi është dhënë në bazë të rregullave dhe është bazuar në ligj dhe nuk ka pasur kontakte me personat nën hetim dhe si rezultat as përgjime telefonike, siç pretendon Prokuroria që thotë se skandali është zbuluar nëpërmjet përgjimit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas