Kryesore, Politika

Projekti ambicioz: “Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, gati në vitin 2021”

Hekurudha e re Tiranë-Durrës, që do të ketë një degë të re për lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, planifikohet të jetë gati në vitin 2021.

Lajmin bëhet i ditur nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli i cili të mërkurën foli për disa prej projekteve madhore infrastrukturore që do të prekin Tiranën.



Projekti ka përfunduar, është hapur tenderi, i cili do të përcaktojë edhe firmën që do të realizojë këtë hekurudhë. Bëhet fjalë për hekurudhën Tiranë-Durrës, hekurudha e parë e ndërtuar në vend dhe e para që do të vijë në standardet e reja.

Hekurudha do të ketë edhe një degëzim për në Aeroportin e Rinasit që nuk ka ekzistuar më parë. “Mendohet që Tiranë-Rinas të mos kalojë 13-14 minuta me lidhjen e re.”

Risia që doja t’ju thosha është se do të ndërtohet edhe Stacioni Intermodal, pak a shumë pranë spitalit Hygea, i cili do të funksionojë edhe si një stacion hekurudhor në rang Shqipërie edhe për linjat që do të lidhen me Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe Greqinë. Do të jetë edhe një stacion për autobusët që do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë”, tha Shkreli.

Ai shtoi se gjurma e stacionit hekurudhor do të rikthehet në qendër të Tiranës, në Bulevardin e Ri, ku do të ngihet një terminal pasagjerësh.

Besoj që shumë shpejt ne do të shikojmë frytet e këtyre planeve, ndërsa në qershor të vitit 2021 të fillojë funksionimi i hekurudhës së re shqiptare.

Shkreli prezantoi edhe detaje të Unazës së Jashtme të Tiranës, për pjesën prej 2.2 km që lidh Shkollën Teknologjike, me rreth-rrotullimin Shqiponja. Ai tha se rruga e cila kur u realizua nuk ishte gjë më tepër se një rrugë e gjerë me korsi, që ndante si me thikë Bashkinë e Tiranës nga Kashari, ka dalë totalisht jashtë funksioni për shkak të ndërprerjeve të shpeshta me semaforë.

Me projektin e ri, Shkreli tha se përshkimi i këtij segmenti do të zbresë nga 20-25 minuta sot, në vetëm 2 minuta. “Kjo pjesë e Unazës që ne po bëjmë përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metrash, të cilat në projektin e ri do të trajtohen pak a shumë me të njëjtën mënyrë si projekti që lidh Shkollën Teknologjike me Kopshtin Botanik. Që do të thotë do të jenë tri korsi aktive, do të ketë një ndarje në mes me gjelbërim dhe bankina në të dy krahët. Dhe do të ketë rrugë dytësore në të dyja anët me nga dy korsi, të cilat do të ndërveprojnë me mbikalime dhe nënkalime”./tvklan.al/

<
>
1525258780_rotondoramafotoveliaj1 1525259939_1projektetepreznatuaradymajaktiviteti136 1525259939_2projektetepreznatuaradymajaktiviteti121 1525259939_3projektetepreznatuaradymajaktiviteti15 1525259939_4projektetepreznatuaradymajaktiviteti12 1525259939_preznatohenprojektet511 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti11 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti13 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti14 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti16 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti17 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti18 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti19 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti110 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti111 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti112 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti113 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti114 1525259939_projektetepreznatuaradymajaktiviteti115
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas