Kryesore, Mapo Format

Programi 500+, UET zgjeron bashkëpunimin dhe në trevat shqiptare…

 Universiteti Europian i Tiranës zgjeron bashkëpunimin e programit tashmë 500+ me shoqatën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë që përfshin jo vetëm kompanitë prodhuese në Shqipëri por në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoni.

Në kuadër të këtij projekti kjo marrëveshje synon të ndërtojë një qëndrueshmëri bashkëpunimi midis Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe UET me qëllim përmbushjen e objektivave të ndërsjellta dhe në funksion të mbështetjes së fushës së prodhimit në Shqipëri. Marrëveshja e cila u firmos ndërmjet Universitetit Europian të Tiranës dhe shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, presidenti i UET-it Adrian Civici, gjatë ceremonisë deklaroi që ky bashkëpunim do ti shërbejë buxhetit dhe klimës së biznesit, një bazë kërkimi që ekonomia shqiptare ka nevojë jo vetëm në hartimin e politikave sociale por dhe ato financiare.



“Në kuadër të programit 500 + për kthimin e UET si qendër edukimi shkencor, synojmë të krijojmë një bashkëpunim shkencor për nevojat që ka biznesi shqiptar veçanërisht biznesi prodhues. Në kuadër të këtij projekti ka disa aksione të rëndësishme që fillojnë që nga problematikat e biznesit shqiptar sot. Është një partneritet që ne e kemi filluar vite më parë dhe me Dhomën e Tregtisë dhe bizneset më të mëdha që janën ë Shqipëri për ta vendosur universitetin në funksion të kërkimeve bazë që ka nevojë ekonomia shqiptare në hartimin e politikave sociale dhe financiare. Kemi kënaqësinë që me një nga organizatat  më të fuqishme të biznesit mbarëshqiptar siç është Organizata Kombëtare e Prodhuesve, nënshkruajmë një bashkëpunim edhe me element të tjerë si përgatitja e temave të masterave dhe doktoraturave nga studentët tanë në mënyrë që një temë kërkimore mos të jetë thjesht teorike por një shërbim i nevojave që ka vendi”.-shprehet Civici.

Ky program i inicuar nga UET synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese. Ky program përfshin 4 sfera të kooperimit; kualifikime afatgjata të ciklit BA, Master profesional, master shkencor, master ekzekutiv dhe doktoraturë për ekipet e këtyre 500 kompanive; nëpërmjet një organizmi të specializuar, UET Enterprise, UET ofron konsulencë të specializuar ne një numër fushash siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT,etj.

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës Arbi Agalliu gjatë ceremonisë shtoi se kjo marrëveshje në kuadër të projektit 250+ që tashmë po shkon drejt emërtimit të ri që quhet 500+ për shkak se numri i bizneseve dhe organizatave po shtohen në listë, Agalliu shprehet se ky bashkëpunim me shoqatën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave dhe praktikave të studentëve për të qenë më të profesionalizuar dhe sa më pranë tregut të punës.

“Është një nismë që ka nisur suksesshëm me nënshkrim të disa marrëveshje në ombrellën e projektit 250 + që tashmë po shkojmë në një emërtim të ri në atë që quhet projekti 500+ pasi numri i bizneseve apo organizatave dhe shoqatave janë shtuar në listë. Ndihemi krenar si institucion pasi studentët tanë kanë mundësinë për të zhvilluar praktika dhe për të patur në auditor përfaqësues të këtyre kompanive që kanë treguar që janë të një niveli të caktuar për aq kohë sa kompanitë e tyre janë të suksesshme në treg. Kemi kënaqësinë që në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e këtyre njësive të hartojmë kurrikulat, programet e ndryshme kualifikimesh dhe kursesh profesionale. Jam më se optimist sepse nisma të tilla nuk mbetet vetëm në letër por dhe praktikohen. Ne përfaqësues të përbashkët, me studentët tanë që do jenë pjesë e praktikave dhe vizita në institucione por edhe përfaqësues të bizneseve në auditor të jenë aty për të treguar eksperiencat e tyre ku fatkeqësisht në treg, si ai shqiptar ku mungojnë këta lloj binesesh që kanë treguar zotësi për të mbizotëruar në treg. Ka vite që është nisur si projekt dhe synojmë të shkojmë më tej”.-shprehet Agalliu.

Drejtoresha e Programeve Master në Universitetin Europian të Tiranës Orkida Ilollari, shpjegon se ky bashkëpunim ka qenë i menjëhershëm dhe kjo gjë do të ndihmojë pedagogët dhe studentët  për të bërë një analizë më të zhvilluar për kompanitë kryesore prodhuese të vendit.

“Bashkëpunimi ka qenë i menjëhershëm . Biseduam se si do ti ingranojmë studentët tanë dhe pedagogët për të bërë analizën e tyre me disa prej kompanive kryesore prodhuese të vendit. Universiteti Europian i Tiranës do bashkëpunojë me Shoqatën e Prodhuesve që ne do të ofrojmë trajnime dhe kualifikime. Duke qenë se jemi në bashkëpunim të ngushtë do të jetë një bashkëpunim i gjithanshëm. Besoj se projekte të tjera do të kemi dhe në vazhdim”.-shprehet Ilollari.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, në kuadër të këtij bashkëpunimi shprehet se Bashkimi Prodhues Shqiptar do të kunjukturohet në ekonomi dhe në Universitetin Europian të Tiranës. Ky është një gurë i mirë themeli për kërkimin dhe analizën shkencore që i ka munguar vendit.

“Bashkimi Prodhues Shqiptar është tashmë më e fuqishme dhe mendohet që të konjukturohet në ekonomi dhe në Universitetin Europian të Tiranës. Kemi kërkuar shpeshherë bashkëpunime të ndryshme sidomos në universitete në veçanti Universiteti Europian i Tiranës që është ndër ekselentët. Kërkimi shkencor dhe analiza që i ka munguar, me këtë marrëveshje vendosim një gurë të mirë themeli për të parë të gjitha zhvillimet ekonomike qoftë në Shqipëri por dhe në trevat tona kombëtare. Mendoj dhe besoj që do jetë një fillim i mbarë shumë herë më shumë se më parë”.-shprehet Shkodra

<
>
47378521_2506670286016459_761787367060144128_n 47390809_2506670416016446_371265730504556544_n 47483300_2506670506016437_7565984255143051264_n 47484850_2506670442683110_4989481967532638208_n 47573230_2506670202683134_5020265041820123136_n 47573554_2506670246016463_5032156663801446400_n 47577817_2506670179349803_164348873496592384_n (1) 47577817_2506670179349803_164348873496592384_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas