Teknologji

Problemi i madh me ekranët e iPhone

Apple bëri shumë përshtypje në vitin 2016 kur eleminoi vendin ku futen kufjet te iPhone dhe përsëri në vitin 2017 kur njoftoi se iPhone X do të kishte një buton qendror virtual.

Apple është duke rivendosur sa më shumë pjesë të jashtme të iPhone kështu lind pyetja se çfarë vjen këtë herë. Por kjo është një përgjigje pak e vështirë për t’u zgjidhur.



Apple tashmë ka shkurtuar dukshëm hapësirën mes ekranit dhe kornizës së telefonit në lançimin më të fundit të iPhone X, duke krijuar një ekran pothuajse të plotë. Por edhe te iPhone X, një shkallë e vogël ekziston ende në ekran duke bërë që kompania të prodhojë kamerën dhe sensorët e nevojshëm për njohjen e fytyrës, një veçori që pritet të zgjerohet së shpejti edhe në aparatet e tjera të Apple.

Ndërsa dizanji i ri, i cili është pothuasje pa asnjë unazë metalike, fillimisht u përball me disa kritika nga dizenjuesit e aplikacioneve dhe celularëve, por tani është bërë një trend i industrisë edhe për rivalin kryesor të Apple, Samsung, që prodhon dizanje të ngjashme. Dhe nëse instruksionet e fundit nga Apple për projektuesit që të gjitha aplikacionet e reja duhet të përputhen me ekranin e iPhone X duhet të besohen, ka të ngjarë që ekrani i iPhone X të qëndrojë për një kohë të gjatë siç është.

“Brenda kufijve të teknologjisë aktuale, skenari më i mundshëm është se Apple do të vazhdojë të tkurrë pjesën metalike të iPhone milimetër pas milimetri në mënyrë që sensorët aktualë dhe kamera të mund të funksionojnë ende”, tha Mark Rolston, bashkëthemelues i konsulencës së dizajnit Argodesign.

“Ata mund ta bëjnë kamerën një vrimë që lëviz brenda ekranit dhe e bën më pak magjik atë, por klientët duan kamerë”, tha Rolston. “Ne duam selfi kështu që kamera duhet të jetë gjithmonë aty”.

Kompani të tjera janë përpjekur të punojnë rreth problemit të dizajnit duke eksperimentuar me vendosjen e kamerave përballë. Sekreti për të bërë nga fillimi ridizenjimin e pjesës ballore të smartphone-it mund të jetë ekrani vetë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas