Shëndeti

Probleme me pankreasin, ja disa nga treguesit e fshehur të sëmundjes

Shpejt, thuaj gjënë e parë që të vjen ndërmend kur lexon fjalën “pankreas”. Nëse mendove “kancer”, nuk je i vetmi.

Shumë njerëz mendojnë për pankreasin vetëm kur dëgjojnë për kancerin e pankreasit, që është një nga format e kancerit më vdekjeprurës, me vetëm 5 vjet mbijetesë.



Gjasat për t’i mbijetuar kancerit të pankreasit janë shumë të vogla, duke qenë se është shumë e vështirë që ta zbulosh atë që në fazat e para. Kanceri i pankreasit quhet një sëmundje “e heshtur”, “tinëzare”, pasi simptomat apo shqetësimet lidhur me të shfaqen vetëm në fazat më të avancuara të sëmundjes.

Por, pankreasi nuk preket vetëm nga kanceri. Shumë probleme të tjera mund të shfaqen në pankreas, të cilat, ashtu si dhe kanceri, janë të vështira për t’u diagnostikuar që në fazat e para.

Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, që prodhon enzima dhe hormone që ndihmojnë gjatë tretjes. Ndonëse simptomat e sëmundjes së pankreasit mund të jenë “tinëzare”, ekspertët thonë se ka disa shenja që paralajmërojnë se duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Ju përzihet kur hani gjëra me yndyra

Të përzierat dhe të vjellat janë simptoma të cilat duhet t’u kushtoni vëmendje, sidomos pas keni njërën ushqime të yndyrshme. Duke qenë se pankreasi prodhon enzima që ndihmojnë sistemin e tretjes të zbërthejë yndyrat, sëmundjet e pankreasit mund të pengojnë enzimat në tretjen e yndyrave, duke shkaktuar kështu të përziera.

Jashtëqitja nuk është më njësoj si më parë

Nëse vëreni se jashtëqitja është më e çelët dhe më pak e ngjeshur se zakonisht, mund të jetë një shenjë e tretjes së dobët të lëndëve ushqyese. “Enzimat e prodhuara nga pankreasi ndihmojnë në tretjen e yndyrave dhe vitaminave si A, E dhe K.

Nëse keni probleme me pankreasin, atëherë ai nuk i prodhon siç duhet këto enzima dhe rezultati është jashtëqitja që duket ndryshe nga zakonisht.

Keni dhimbje barku

Dhimbja abdominale është një nga simptomat më të zakonshme si të kancerit të pankreasit ashtu edhe të pankreatitit akut, që është një lloj i inflamacionit vdekjeprurëse. Kjo dhimbje shfaqet në mënyra të ndryshme, në varësi të gjendjes shëndetësore.

Nëse dhimbja fillon në bark, përpara se të përhapet në pjesën e mesit ose atë të shpinës, dhe nëse zgjat për disa javë, mund të jetë shenjë e kancerit të pankreasit.

Nga ana tjetër, nëse dhimbja fillon papritur, është intensive dhe e fokusuar vetëm tek mesi i barkut, mund të paralajmërojë për pankreatit akut.

Gjithsesi nuk duhet të shqetësoheni sa herë keni dhimbje barku, pasi ato mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera jo aq serioze, si ulcera në stomak apo probleme të tjera gastrointestinale.

Rrezikoheni nga diabeti

Pankreasi prodhon hormone që ndihmojnë trupin të kontrollojnë prodhimin e insulinës si dhe të niveleve të sheqerit në gjak. Nëse pankreasi është në rrezik, atëherë mund të prekeni nga diabeti i tipit 2. Nëse pesha juaj është nën kontroll dhe hani një dietë të shëndetshme, një diagnozë e diabetit mund të tregojë për problemin që keni me pankreasin.

E njëjta gjë vlen edhe për personat që vuajnë nga diabeti dhe e kanë të vështirë të menaxhojnë sëmundjen. Këto ndryshime të papritura në statusin e diabetit, pa asnjë shpjegim të dukshëm, mund të paralajmërojnë për kancer të pankreasit.

Keni humbur shumë peshë

Nëse keni rënë shumë në peshë dhe, sigurisht i keni edhe shenjat e përmendur më sipër, mund të paralajmërojnë për ndonjë sëmundje të pankreasit, përfshirëe dhe kancerin.

Rënia e shpejtë në peshë shkaktohet edhe nga problemet me tiroidet dhe gjendje të tjera shëndetësore, prandaj mos dilni menjëherë në përfundimin se keni probleme me pankreasin. Në çdo rast, duhet të bëni një kontroll tek mjeku./Shendeti/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas