Aktualitet

Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Gjirokastër, banorët: Situata është alarmante

Banorë të zonës së Paleokastrës në Gjirokastër refuzojnë prej vitesh të paguajnë tarifën e ujit të pijshëm. Ata ngrenë si shqetësim furnizimin dhe cilësinë e ujit. Të paktën 50 familje në këtë zonë detyrohen të konsumojnë ujë të pijshëm me probleme cilësie.

Rrjeti shpërndarës i ujit të pijshëm përbëhet nga tuba plastikë për vaditje, jashtë çdo standardi, ndërsa prania e tyre në sipërfaqe të tokës shkakton çarjen e vazhdueshme të tubacionit.



“Tubacionet janë jashtë standardit. Rrjeti i brendshëm i shpërndarjes së ujit, si mos më keq. Nuk ka rrjet të brendshëm. E kanë marrë ujin në bucela banorët. Ne vuajmë për ujin, sidomos tani gjatë verës ankesat janë të panumërta”, thotë një banor.

Investimi me vlerë 28 milionë lekë për ujësjellësin e ri, i nisur që në vitin 1999, u mendua se do ta zgjidhte situatën, por situata nuk ndryshoi. Megjithëse kanë bërë shumë ankesa për furnizimin me ujë, banorët nuk kanë marrë zgjidhje./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas