Sport

Probleme financiare? Trajneri Ze Maria ende në Tiranë

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria nuk është larguar ende nga Tirana. Mësohet se shkak i qëndrimit të tij në kryeqytet janë disa çështje ende të hapura me klubin e futbollit Tirana, pasu ende nuk është paguar.

Trana duhet të paguante rrogën e muajit tetor dhe ndonëse nuk është zyrtare nga ana e bardhebluve do të kishte edhe një shpërblim. Refik Halili në konferencën e lamtumirës bëri me dije një fakt të tillë, pra që kishte gjetur marrëveshjen financiare me Ze Marian.



Ndërkohë, Ze Maria ka postuar një foto në “Instagram” ku shkruan” “Ishte një nder i vërtetë të bëhesha pjesë dhe të mbroja për një periudhë kohe këto ngjyra dhe të shihja pasionin e vërtetë të këtyre tifozëve! Faleminderit me zemër dhe forca TIRONA! Do të jem gjithmonë një tifoz i juaji”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas