Editorial

Pro të drejtave të LGBTI, kundër provokimit të tyre

Nga Ervis Iljazaj

Komuniteti LGBTI, ka ngjallur jo pak debate në shoqërinë shqiptare, sa herë që ka nxjerrë në sipërfaqe kërkesën për të drejtat e tyre. Por kësaj here me vizitat e tyre nëpër gjimnaze për fushatën sensibilizuese ka kaluar përtej kërkesës së të drejtave. Në këtë mënyrë, ka provokuar pothuajse hapur ndjeshmërinë e shumë familjeve shqiptare.



Dhe, duke bërë këtë, ka kaluar kufijtë e një beteje normale për të fituar të drejtat e tyre. Përtej faktit që vendi ku kanë zgjedhur të zhvillojnë fushatën sensibilizuese, është një vend tërësisht laik, i cili në qendër të tij ka vetëm dijen shkencor dhe kulturën që e përcjell vetëm institucioni që e ka për detyrë, institucioni i mësuesit dhe asnjë tjetër. Nëse do ta pranonim këtë fushatë, atëherë nëpër shkolla do të ishte normale që çdo komunitet kulturor apo fetar të zhvillonte fushatat e tyre brenda mureve të shkollës, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar.

E megjithatë, debati i madh që ka shpërthyer për fushatën sensibilizuese në gjimnaze, kundër homofobisë, në radhë të parë është një debat i cili i bën mirë shoqërisë shqiptare, pasi herët apo vonë duhet të përballemi me tema të tilla shoqërore dhe kulturore, duke diskutuar kështu, çështje që deri më tani janë konsideruar tabu për shoqërinë ende konservatore në të cilën jetojmë.

Tema të tilla, në shoqëritë perëndimore janë kthyer në diskutime normale. Jo vetëm kaq, por në disa shtete, tashmë komuniteti LGBTI ka të drejta të njëjta juridike si çdo person tjetër, dhe nuk ka më ndarje në qytetar të kategorisë A dhe qytetarë të kategorisë B.

Diku tjetër, paragjykimet ekzistojnë ende dhe si pasojë personat homoseksualë nuk kanë asnjë të drejtë dhe vazhdojnë të përballen me betejat e tyre.

Por, një gjë është të kërkosh të drejtat si çdo person tjetër, pavarësisht orientimit seksual, dhe tjetër gjë është të promovosh orientimet seksuale të ndryshme, si vlera të një shoqërie moderne. Aq më tepër, në një shoqëri si ajo shqiptare ku pjesa më e madhe është e lidhur fort mbas një kulture konservatore dhe sjellje shoqërore tradicionale.

Pikërisht ky është gabimi i Komunitetit LGBTI në Shqipëri. Mënyra me të cilën kërkojnë të fitojnë të drejtat e tyre, të cilat duhet t’i kenë me patjetër, dhe nuk duhet t’i mohohen për shkak të orientimit seksual, është një mënyrë sfiduese dhe provokuese në limitet e një “dhune” psikologjike që po shkaktojnë në opinionin publik shqiptar.

Shumë nga personat publikë që përfaqësojnë këtë komunitet, të cilët duhet të përgëzohen për kurajën që kanë, në një shoqëri ku nuk është aspak e lehtë të pranosh homoseksualitetin, sillen pothuajse me një “arrogancë” që i vjen ndoshta nga viktimizimi i ekzagjeruar dhe që këtë arrogancë e përdorin si mburojë kundër çdo paragjykimi.

Kot nuk thonë, që mbrojtja më e mirë është sulmi. Mirëpo, ky sulm kundër masës më të madhe të opinioni publik, është duke krijuar një kosto të madhe për ta. Në këtë mënyrë, nëse e kërkojnë vetë “|përplasjen” me opinion publik, atëherë duhet të presin prej saj dhe armiqtë që po krijojnë. Aq më tepër, kur këtë betejë agresive janë duke e zhvilluar nëpër gjimnaze, me fëmijë që ende nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, të cilët ende nuk dinë se çfarë është seksualiteti, e jo më të edukohen me orientimet e ndryshme të seksualitetit.

Kështu që, rritjen e “armiqësisë” kundrejt tyre, nëse betejën për të drejtat e zhvillojnë në këtë mënyrë, duhet ta presin pa asnjë habi.

Sepse, nëse pjesës tjetër të shoqërisë i nxjerrin “armët”, atëherë duhet të presin të njëjtin reagim. Dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e shoqërisë nuk e pranon orientimin seksual të ndryshëm, këtë betejë e kanë të humbur.

Mënyra se si komuniteti LGBTI është duke u sjellë, është në disfavor të tyre. Kjo nuk është rruga për të fituar të drejtat që i takojnë. Këto të drejta nuk kanë për t’i fituar asnjëherë, nëse hyjnë në konflikt me pjesën tjetër të shoqërisë duke i provokuar në këtë mënyrë, por vetëm nëse bashkëpunojnë me ta. Sigurisht, që nuk është e lehtë, por të kërkosh të drejtat e homoseksualëve në një shoqëri ende tradicionale, në mënyrë pothuajse të dhunshme, është totalisht e pamundur.

Prandaj, në të mirë të vetë këtij komuniteti, është gjetja e gjuhës së përbashkët me ndjesitë e përgjithshme të shoqërisë, sepse të drejtat në një shoqëri fitohen, nuk pretendohen.

PasPara

3 komente

  1. Komunitetit LGBT nuk i mohoet asnjë e drejtë në Shqipëri. Deri sa ti nuk i imponohesh tjetrit askujt në Shqipëri nuk i intereson ça bën në shtëpinë tënde. Ne kemi një histori të gjatë tolerance por toleranca LGBT nuk u mjafton.

    Ata zbatojnë një skemë identike si në vendet Europiane me synimin e vetëm që ti imponohen shoqërisë. Ky është synimi i tyre. As nuk u bëhet vonë për gjë tjetër dhe të mendrosh ndryshe është naivitet.

    Në veçanti ata synojnë dy gjëra;
    1. Të drejtën për tu martuar në mënyrë që të mund të blejnë më pas fëmij;
    2. Të bëjnë propagandë në shkolla në mosha sa më të vogla. Justifikimi zyrtar është “për të luftuar diskriminimin etj” por hec e thuaj një adoleshenti apo një fëmije që mund të bësh ça të duash dhe shiko efektin.

    Në Europë (unë di për Anglinë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Gjermaninë) ata janë ulur këmbëkryq në shkolla duke u bërë fëmijëve që 6 vjeç edukatë seksuale.
    Varet, në vende të ndryshme ka nivele të ndryshme aplikimi. Në Angli për shembull kanë arritur deri aty sa ti shpjegojnë vëmijëve në moshën 6-12 ç’farë është seksi oral apo anal. Në vende më katolike si Italia propagandën e kanë filluar në mënyrë më të butë, duke u lejuar nëpër shkolla të bëjnë konferenca mes adoleshentëve apo duke organizuar konferenca nëpër universitete (që financohen me fonde publike).
    Tani çdo njeri të kujtoj veten e tij kur ishte 6 vjeç apo kur ishte adoleshent dhe të imagjinoj vetë se ça mund të kishte ndodhur sikur nëpër shkolla të ishte thënë që është normale të bësh seks me burrë, grua, me maç, qen, në gojë apo anal. Të mendoj se sa një gjë e tillë do i kishte përmirësuar jetën!
    Unë, me sa mbaj mend, e vetmja gjë që më ka përmirësuar jetën kanë qenë mësuesat që më kanë mësuar shkencën, edukata seksuale ishte e limituar te parandalimi i sëmunjeve seksualisht të kalueshme dhe më ka mjaftuar.
    Në Francë është aprovuar martesa mes njerëzve të të njëjtit seks duke bërë që të plasin masivisht fenomene si blerja e barkut të grave të tjera apo blerje fëmijësh afrikanë.
    Kush i kundërshton, në mënyrë magjike, zhduket nga skena politike apo shkatërrohet profesionalisht. Edhe në Shqipëri do ndodhi e njëjta gjë.
    Si emigrant dhe i shoh këto gjëra me sytë e mi dhe po qe se doni që edhe në Shqipëri të ndodhin të njëjtat gjëra vazhdoni të justifikoni LGBT apo ti bëni propagandë.

  2. COMENT I SAKTË! EDHE DIÇKA DO SHTOJA:

    -KOMUNITETI HOMO, ME KTË AGRESIVITET QË ARRIN DÉRI ATY SA TË KALOJË DHE PRAGUN E SHKOLLAVE, NUK I KA SHPALLUR LUFTË VETËM FAMILJES KLASIKE SI NJË LIDHJE E PËRBOTËSHME PËR VAZHDIMËSINË E JETËS MBI TOKË, POR ME KARSHILLËKUN A SAJ, EDHE SHUMICËS QË PËRBËHET GJITHASHTU PREJ INDIVIDËVE APO ÇIFTEVE QË PËR ARSYE SHËNDETSORE NUK MUND TË RIPRODHOJNË,

    -SA PËR AGRESIVITETIN E PËRFAQËSUSVE TË LGBT, INTERESOHUNI PAK SE SA MILJONA KANË NË KONTOT E TYRE PERSONALE ZNJ. FICO DHE PINDERI TË PËRFITUARA NË EMËR TË KSAJ ORGANIZATE? MADJE KY I FUNDIT PËRFITOI SI BONUS SUPLEMENT DHE NJË LEJEQËNDRIM TË PËRHERSHËM NË LONDËR, TEMPULLI I HOMOVE PA KALUAR NË LABIRINTHET E PORTIT TË KALESË NË FRANCË E PA U RRASUR KAMJONEVE PËR NË PORTIN ANGLEZ TË DÖNVERIT.
    BRAVO AUTORIT

  3. E drejta ime mbaron, në momentin kur unë kërkoj t’ja imponoj të “drejtën” time një fëmije apo adoloshenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas