Kronika

Pritet në qafë me motosharrë 40-vjeçari

fan mirditeNjë sherr pronësie për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Tre persona, dy të familjes Bajraktari dhe një i familjes, Përndoca janë konfliktuar pasditen e sotme.

Policia e Lezhës ka bërë të ditur se, në orën 17:40, me anë të një telefonate policia ka marrë informacionin për një konflikt midis tre personave në fshatin Domgjon, komuna Fan, Mirditë.



Sipas policisë, Pashk Përndoca, rreth 40 vjeç së bashku me djalin e tij Ndue Përndoca për motive pronësie janë konfliktuar me Pashk Bajraktarin, 48 vjeç.

Në sherr e sipër, Pashk Përndoca ka goditur Bajraktari me një levë duke e dëmtuar lehtë, ndërsa ky i fundit me një motorrsharrë ka dëmtuar në qafë Përndocën.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy edhe Bajraktari dhe Përndoca dhe ky i fundit është dëmtuar rëndë dhe është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas