Kryesore

Priten zhvillime, lufta kundër evazionit, në Tiranë zbarkon FBI dhe gjermanët 




               Publikuar në : 11:32 - 28/05/18 |
mapo.al

Ministria e Brëndshme, ajo e Financave dhe skuadra gjermano-amerikane “Ernst & Yang” kanë nënshkruar sot një marrëveshje në kryeministri me qëllim luftën kundër krjimit ekonomik dhe evazionit.


“Një ekip i gjerë gjermano-amerikan do të zhvendoset dhe do të punojë me strukturat e hetimit të Ministrisë së Financave-së dhe strukturat ekonomike të Policisë së Shtetit për të mundësuar çeljen një procesi pune të përbashkët me një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar në goditjen e këtij fenomeni…”, – tha kryeministri Rama.

Ai u shpreh besimplotë se me zbatimin e kësaj marrëveshje do të forcohet lufta kundër krimit ekonomik, një fushe që sipas tij është bërë shumë, por nevojitet akoma më tepër.

“Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për të ndarë me publikun”,- tha Rama

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se, “operacioni ‘Forca e Ligjit’, na ka dhënë mësim të rëndësishëm se nëse nuk kemi një koordinim të mire mes gjithe agjencive ligjzbatuese nuk mund të bëjmë suksesin e duhur…”


Etiketa: , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Une vazhdoj te jem i mendimit qe realisht duhej te ishte bere kohe me pare operacioni forca e ligjit por me mire vone se kurre. Urime

    Përgjigju ↓
  2. Kam pershtypjen qe do jet nje nga mekanizmat me fryt dhenes ne ndihme te evidentimit te parave te pista te krimit dhe bllokimit te tyre.

    Përgjigju ↓
Pas