Media

Prisnim ta shihnim në ‘TCH’, Jonida Shehu na surprizon me emisionin e ri

Që pas largimit të bujshëm nga “Top Channel”, moderatoren Jonida Shehu e kemi parë të shfaqet rrallë në ekranet tona. Herën e fundit që e kemi parë në rolin e prezantueses ka qenë në “Festivalin e RTSH”-së dhe spektaklin “Miss Shqipëria”.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Jo Vetëm Modë”, Jonida tregoi se shumë shpejt do të kthehej në ekran me një emision të sajin por pa zbuluar më tepër detaje.



Menjëherë pas kësaj deklarate në media qarkulluan lajme se moderatorja do të rikthehej në “Top Channel” për të realizuar projektet e saj.

Por këto fjalë duket se nuk janë të vërteta dhe këtë e tregon më së miri puntata e parë e emisionit. Ajo ka zgjedhur ta quajë “Jonida Podcast”, dhe ai mund të shihet në “Youtube”.

“Projekti im më i ri quhet “Jonida Podcast”. Këtë unë e kam konsideruar si një bibliotekë intervistash ku ju do të keni mundësi të dëgjoni rrëfime, biseda, intervista ekskluzive me të ftuar të njohur apo të panjohur.

Janë njerëz që unë do të dëshiroja t’i intervistoja. I gjithë ky projekt ambicioz mundësohet nga “Abi Bank” “,- tregon Jonida në hapje të videos.

Personazhi i parë që ka intervistuar është Eleni Foureira dhe mund të themi se ky ‘podcast’ do të ketë shumë sukses.

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas