Sport

Prishtina kërkon të marrë pjesë në superligë!

KF Prishtina është skuadra më e lavdishme në historinë e futbollit kosovar duke qenë e vetmja që ka mundur dikur të marrë pjesë në Prva Liga të ish-Jugosllavisë, kërkon t’i bashkohet superligës së Shqipërisë. Skuadra e kryeqytetit të Kosovës, që ka milituar për pesë sezone, nga vitit 1983 deri në 1988, në elitën e futbollit të ish-Jugosllavisë, duke arritur fitore të mëdha edhe ndaj Crvna Zvezdës, e shikon këtë lëvizje si të vetmen që mund t’i hapë dyert e Europës. Presidenti Remzi Ejupi ka bërë zyrtarisht një kërkesë në FSHF që klubi që ai përfaqëson të bëhet pjesë e superligës së Shqipërisë dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga.presidenti Armand Duka. Por sidoqoftë, fjala e fundit i takon FIFA-s dhe UEFA-s. Në Europë, të paktën, ka disa raste të skuadrave të një vendi që luajnë në një ligë tjetër. Skuadra Vaduz nga Lihtenshtajni luan në Zvicër pasi ky vend nuk ka një ligë të vetën kombëtare. AS Monako, skuadra e Principatës me të njëjtin emër, luan në ligën franceze, edhe pse ka një ligë futbolli në vendin e saj të vogël. Principata nuk është anëtare e UEFA-s, pasi nuk dëshiron vetë. Së fundi, FC Andorra është pjesë e ligave spanjolle që prej 1947, duke qenë aty përpara themelimit të ligës së futbollit të Andorrës më ‘95.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas