Sport

Prishtina e mposht Flamurtarin, e vazhdon presionin ndaj Dritës

Prishtina ka fituar 2-0 në udhëtim te Flamurtari duke e vazhduar presionin ndaj liderit të Superligës, Dritës, të hënën në mesditë.

Arago Jamal hapi serinë e golave për mysafirët duke shënuar qysh në minutën e 14-të, raporton Gazeta Express.



 

Loja në vazhdim ishte e baraspeshuar dhe pa shumë raste nga të dy skuadrat. Megjithatë, Prishtina realizoi edhe një herë në minutën e 87-të, me anë të Basik Khalid, duke e vulosur fitoren dhe thëlluar edhe më shumë në krizë Flamurtarin.

 

Prishtina tani ka 47 pikë, tri më pak se lideri Drita pas 26 javëve në ligen elitare kosovare.

 

Për Flamurtarin kjo ishte humbja e tretë me radhë, që e lë atë në pozitën e parafundit në renditjen tabelore me vetëm 15 pikë, 10 më pak se Vëllaznimi në pozitën e 9-të.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas