Bota

Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane






               Publikuar në : 10:21 - 10/08/18 |
mapo.al

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë. Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut. Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.


Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç.

Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me Trump dy vjet më vonë./VOA


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas